Politika 9 May 2024, 10:47 Nga VNA

Amnistia/ Alibeaj: 110 deputetë bashkë nxorrët të korruptuarit

Ndaje në Whatsapp
Amnistia/ Alibeaj: 110 deputetë bashkë nxorrët të

Seanca e Kuvendit ka nisur me interpelancën e kërkuar nga opozita me ministrin Manja për amnistinë.

Deputeti i PD Alibeaj tha se  Mbi 110 deputetë u bënë bashkë për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu tek i drejtoi ministrit Manja pyetjen se nga erdhën propozimet dhe a u konsultuan amendamentet me SPAK.

"Mediat kanë raportuar sipas informacionit të marrë nga SPAK, mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan. Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të dënuarve për korrupsion (e me gjasë të tjerë do vijojnë të përfitojnë ditët në vazhdim). Mbi 110 deputetë u bënë bashkë për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu.

Ajo që publiku është i interesuar të dijë është se përzë janë liruar të dënuarit nga GJKKO. Cilët ishin propozuesit. A u konsultuan ndryshimet me institucionet e drejtësisë? Akoma nuk keni publikuar listën e përfituesve." tha Alibeaj

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme