Politika 8 May 2024, 18:43 Nga VNA

Komisioni Hetimor i TIMS, Salianji: PS u përpoq të bllokonte punën

Ndaje në Whatsapp
Komisioni Hetimor i TIMS, Salianji: PS u përpoq të bllokonte

Pas më shumë se 4 orë diskutime, Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS ka miratuar ditën e sotme (8 maj) planin hetimor,.

Kreu i këtij komisioni, Ervin Salianji, përmes një postimi në Facebook, shprehet se PS u përpoq sot me çdo formë të bllokonte punimet, duke shtuar se insistuan dy herë në shtyrjen e votimit.

Në lidhje me panin hetimor të miratuar, Salianji shprehet se ‘ka vendosur një kornizë për hetimin parlamentar por nuk kufizohet e drejta e komisionit të thërrasë për të dëshmuar persona/funksionarë ose ish funksionarë që mund të dalin se kanë dijeni për çështjen gjatë shqyrtimit të dokumentacionit apo pas dëshmive të dëshmitarëve’.

Postimi i Salianjit:

Partia Socialiste u përpoq sot me çdo formë të bllokonte punën e Komisionit Hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Pas më shumë se 4 orësh debat dhe pas diskutimeve mes ekspertëve për tu dakortësuar për planin e hetimit deputetët e PS insistonin për shtyrjen e votimit dhe refuzuan për dy herë me radhë votimin e plait të ekspertes së propozuar nga ata vetë, me pretekstin se u nevojitej pushim!

Plani i Hetimit i miratuar sot ka vendosur një kornizë për hetimin parlamentar por nuk kufizohet e drejta e komisionit të thërrasë për të dëshmuar persona/funksionarë ose ish funksionarë që mund të dalin se kanë dijeni për çështjen gjatë shqyrtimit të dokumentacionit apo pas dëshmive të dëshmitarëve të miratuar me vendimin e sotëm!

Megjithë kufizimet ligjore, megjithë forcën bllokuese ne do ti shkojmë deri në fund hetimit parlamentar dhe do i shërbejmë interesit publik duke adresuar shqetësimin e publikut dhe partnerëve për këtë çështje!

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme