Politika 8 May 2024, 19:39 Nga VNA

Komisionin Hetimor për TIMS/ Reagon PD: "Opozita e pazareve" votoi planin e ekspertes së PS, që përjashton Ramën dhe Tahirin për të dëshmuar

Ndaje në Whatsapp
Komisionin Hetimor për TIMS/ Reagon PD: "Opozita e pazareve"

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, ka reaguar në lidhje me Komisionin Hetimor për sistemin TIMS. Kulluri shprehet se plani hetimor që u votua ditën e sotme edhe me votat e përfaqësuesve të “opozitës së pazareve”, është hartuar nga ekspertja e partisë socialiste dhe nuk  parashikon thirrjen për të dëshmuar të kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Reagimi i plotë i Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri:

“Opozita e pazareve” miraton Planin Hetimor të ekspertes së propozuar nga PS, ku rezulton se Kryeministri dhe Ministri i Brendshem ne detyre i kohes, nuk do të thirren në Komisionin Hetimor për "TIMS"

Komisioni Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS ka votuar pas shumë orësh Planin Hetimor. Me votat edhe të përfaqësuesve të “opozitës se pazareve”, ku ben perjashtim deputeti Asllan Dogjani, është votuar Plani Hetimor i ekspertes së propozuar nga Partia Socialiste!

Ky Plan Hetimor nuk parashikon thirrjen për të dëshmuar të kryeministrit dhe ish-ministrit të Brendshëm. Po kështu ne nje akt te paprecedente nuk do të ketë ekspertim të vendit të ngjarjes e as nuk do të thirren ekspertë nga gjykata sikundër kishte propozuar opozita.

Në listën e dëshmitarëve janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje nga Komisioni Hetimor. Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.

Hiqet Rama nga thirrja pikerisht sic “urdheroi” dy dite me pare ne fjalimin e “Ali Babes qe s’di c’bejne 40 hajdutet”, e ne fakt s’ka inspektim. Ashtu si ne rastin e amnistise Manja-Bardhi ku e pesuan protestuesit e u liruan abuzuesit, seriah “opozita e pazareve” dorezohet ne prehrin e Rames!

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme