Politika 9 May 2024, 18:46 Nga VNA

Meta “shfrenon me patriotizmin”: Jemi pasardhës të Skënderbeut, s’kemi moshë të dalim me tanga

Ndaje në Whatsapp
Meta “shfrenon me patriotizmin”: Jemi pasardhës të

Ish Presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i njohur tashmë për veprimet dhe deklaratat shpërthyese që pas nisjes së hetimeve nga SPAK, nuk i kurseu edhe sot batutat për t’i dhënë zë 5 prioriteteve të tij për mbi 4 milionë shqiptarë, të shpallur pas 34 vitesh në karriget më të rëndësishme drejtuese të shtetit.

Në konferencën për mediat, Meta tha se jemi pasardhës të Skënderbeut dhe nuk kemi moshë për të dalë me tanga.

“Agresioni i 7 prillit nuk është asgjë para kësaj. Tashmë ne e kemi përgjigjen: 5 prioritete për mbi 4 milionë shqiptarë. Nëse kujtojnë se gjaku i shqiptarëve është bërë ujë, do të çuditen edhe vetë kudo ku janë, për përgjigjen që do t’u japë populli i lirisë dhe dinjitetit. Sepse jemi pasardhës të Skënderbeut dhe nuk kemi moshë për të dalë me tanga. Se ai surrogati i qeverisë del lirshëm fare”, theksoi Meta.

Kreu i PL, gjithashtu foli në lidhje me projektligjin për shëndetin riprodhues, për të cilin tha se “është përgatitur fshehurazi”.

“Falenderoj të gjithë personalitetet që ma kanë prishur gjumin që sot në mëngjes, të tmerruar nga guximi i “Internacionales” së surrogatove për të kthyer Shqipërinë në një fermë të surrogatëve të të gjithë botës. Në Shqipërinë që ka boshatisur Rilindja dhe që kujton se këtu është bërë gjaku ujë”, tha Meta.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme