Kripë dhe Piper 5 November 2026, 08:00 Nga VNA

Fjalori Collins zgjedh fjalën e vitit: Në 2026, të gjithë duan të duken më të mirë se të tjerët

Ndaje në Whatsapp

Fjalori Collins zgjedh fjalën e vitit: Në 2026, të gjithë

Fjalori britanik Collins ka shpallur fjalën e vitit 2026 dhe zgjedhja është një pasqyrë e vogël e obsesionit të epokës së rrjeteve sociale: mogging.

Fjala përdoret kur dikush ia kalon një tjetri në pamje, status, vetëbesim apo performancë, aq sa e bën tjetrin të duket inferior. E lindur në kulturën e palestrave dhe komuniteteve online, ajo është përhapur mes të rinjve dhe tashmë përdoret edhe për situata krejt të zakonshme.

Lista e Collins përfshin edhe ghost job, njoftimin për një vend pune që kompania nuk ka ndërmend ta plotësojë, si dhe carspreading, fenomenin e makinave që bëhen gjithnjë e më të mëdha.

Pra, viti 2026 ka prodhuar një fjalor të vetin: njerëz që garojnë për të eklipsuar njëri-tjetrin, makina që pushtojnë më shumë hapësirë dhe vende pune që ekzistojnë vetëm në reklamë.

Burimi: Collins Dictionary, 3 nëntor 2026

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme