Politika 11 May 2024, 09:59 Nga VNA

Rama koncert në Athinë/ Mediat greke zbardhin axhendën

Ndaje në Whatsapp
Rama koncert në Athinë/ Mediat greke zbardhin axhendën

Turin me diasporën kryeministri Rama e nis ditën e nesërme në Athinë. Mediat greke kanë zbardhur detaje nga axhenda ku tregojnë se rreth 150 persona do të shoqërojnë kryeministrin e Shqipërisë gjatë vizitës së tij private nesër në Athinë, e cila do të nisë pas mbërritjes së tij në “El.Venizelos” në orën 08:30-9:00 të mëngjesit.

Sipas Protothema, Rama do të jetë i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në teatrin në Galatsi.

Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe. Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 18:00-19:00 do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina, raporton media greke.

Siç dihet deri tani, takimi me diasporën do të hapet me një koncert ku do të jenë të ftuar këngëtari Noizy. Takimin me emigrantët shqiptarë kryeministri Rama do e kthej në një koncert.

Megjithatë takim i Ramës në Athinë konsiderohet si një temë e nxehtë në mediat greke pasi ky takim është marrë si provokim nga pala shqiptare, pasi përkon me 1 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme