Politika 10 May 2024, 11:14 Nga VNA

Vota e emigrantëve/ PD depoziton në SPAK kallëzim për Lindita Nikollën

Ndaje në Whatsapp

Partia Demokratike ka depozituar në SPAK një kallëzim ndaj kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Alibeaj në shkresën dërguar SPAK shkruan se kallëzimi është bërë për shkak të moszbatimi ose pengimi i interpretimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e Diasporës.

Sipas Alibeaj pavarësisht se kishte 1 vit kohë, Kuvendi nuk e zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve shqiptarë.

Në kallëzim thuhet se “mbi Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e organit publik (palë ndërgjyqëse në atë gjykim) të ngarkuar drejpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese numër 38, datë 09.12.2022, rëndon detyrimi për zbatimin e këtij vendimi, brenda një afati 1 vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të vetë vendimit (dita e fundit e përmbushjes së afatit 1 vjeçar daton më 12.01.2023)”

“Shkas fillestar i këtij kallëzimi, është fakti se Gjykata Kushtetuese, ka emetuar një vendim të saj, me numër 38 datë 09.12.2022. Në dispozitivin e këtij vendimi, në pikat 2 dhe 3. Gjykata ka vendosur: 2. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor. 3. Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti. Kështu pra, rezulton se mbi Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e organit publik (palë ndërgjyqëse në atë gjykim) të ngarkuar drejtpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese numër 38, datë 09.12.2022, rëndon detyrimi për zbatimin e këtij vendimi, brenda një afati 1 vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të vetë vendimit (dita e fundit e përmbushjes së afatit 1 vjeçar daton më 12.01.2023).

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme