Politika 10 May 2024, 11:50 Nga VNA

"Vit pas viti vettingu i politikanëve", Basha: 2 mld euro dëmi i shkaktuar

Ndaje në Whatsapp
"Vit pas viti vettingu i politikanëve", Basha: 2 mld euro

Kryetari i PD, Lulzim Basha, përsëriti nevojën urgjente për vettingun e politikanëve. Nga Kuvendi Zgjedhor i degës numër 5 në Tiranë, Basha, tha se vetëm vitin e shkuar demi ekonomik i shkaktuar nga zyrtaret e korruptuar kap vlerën e 2 miliarde eurove.

“2 miliardë euro, shifër e parrokshme për mendjen përllogaritet të jetë dëmi që zyrtarët e lartë shqiptarë i kanë shkaktuar vetëm vitin e kaluar, ose vitin paraardhës buxhetit të shtetit. Para korrupsioni të cilat janë investuar në masë të madhe në këtë ekonomi të dytë informale apo jashtë vendit. 2 miliardë euro janë baraz me buxhetin e Republikës së Kosovës. Buxheti i Policisë së Shtetit vërtitet tek 300 milionë euro në vit. Ndërsa zyrtarët e korruptuar shqiptar mes vetit kanë përvetësuar, vjedhur dhe investuar në skema të pastra të investimit të parave 7 herë më shumë, vetëm në një vit. Kjo është analiza, këto janë faktet, jo hartimet boshe. Që të luftosh korrupsionin, duhet ta shkulësh me themel këtë kancer në zemër të politikës dhe për këtë ka vetëm një rrugë. Fshehin paratë e vjedhura të qytetarëve dhe na japin mend për luftën kundër korrupsionit. A ka derman për këtë? Sigurisht që ka, është e njëjta rrugë që duhet përshkuar për 200 e ca politikanët kryesor të vendit, vit pas viti duhet bërë vettingu u pasurisë së politikanëve, i lidhjeve të tyre të papërshtatshme, i pasurisë së rrethit të tyre familjar, të rrethit të tyre shoqëror, dhe për këtë Partia Demokratike, ne demokratët, grupi ynë parlamentar ka depozituar prej 6 nëntorit të vitit të kaluar ligjin për vettingun e politikanëve. Jo fjalë po akte konkrete”, tha ai.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme