Politika 12 May 2024, 11:17 Nga VNA

Edi Rama sfidon Mitsotakis në Athinë për çështjen Beleri. A po e përdor kryeministri votën e premtuar të emigrantëve për mosmarrveshjet me Greqinë?

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama sfidon Mitsotakis në Athinë për çështjen

Edi Rama, ministra dhe kryetarë bashkie të zgjedhur të PS kanë zbarkuar sot paradite në Athinë për të organizuar një takim me shqiptarët e Greqisë. Ky takim i paralajmëruar disa javë më parë dhe i shoqëruar me polemika mes politikës në Greqi dhe në Shqipëri, zhvillohet fiks në ditën ku një vit më parë u ndalua për shitblerje votash kandidati i opozitës për Himarën Fredi Beleri. Që prej asaj dite marrdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të acaruara, Greqia e zemëruar për arrestimin e minoritarit Beleri dhe Shqipëria e qartë që po zbaton drejtësinë. Zyrtarë të lartë grekë kanë paralajmëruar se Fredi Beleri do të jetë kandidati i partisë së kryeminstrit Micotaqis për parlamentin europian. Pak ditë pas këtij lajmi, Edi Rama paralajmëroi takimin me shqiptarët e Greqisë, një komunitet i madh këto 30 vitet e fundit. Edhe pse mund të dukej si ndërhyrje për zgjedhjet e parlamentit europian që zhvillohen pas pak ditësh, Rama nuk hoqi dorë duke treguar forcën me qeverinë greke. Pavarësisht notave nacionaliste dhe zhurmës që shoqëron takimin e sotëm të Edi Ramës me shqiptarët e Greqisë, pakkush ka në vëmendje se arsyeja e vërtetë e takimit është vota e emigrantëve. Diçka e premtuar por kurrë e realizuar. Aq më tepër po të mendosh se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë thjesht 1 vit larg.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme