Politika 11 May 2024, 19:30 Nga VNA

Dështimi me sukses i dy komisioneve hetimore parlamentare. Si po amnistohen përfituesit e koncencioneve nga lojrat politike mes qeverisë dhe Rithemelimit

Ndaje në Whatsapp
Dështimi me sukses i dy komisioneve hetimore parlamentare. Si po amnistohen

Megjithë përpjekjet e sforcuara, deputetët e Rithemelimit nuk kanë mundur të realizojnë asnjë nga premtimet për të nxjerrë të palarat e qeverisë në komisionet  hetimore parlamentare. Funksionimi i të cilave në fakt ishte dhe një nga kushtet për rikthimin e parlamentit në normalitet. Dy muaj pas nisjes së tyre nga puna, asnjë nga komisionet nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë pyetjesh apo paraqitje dokumentash që rëndojnë pozitën e përfshirjes së zyrtarëve të lartë socialistë në afera korruptive.

Sot, kryetarja e komisionit hetimor për koncencionet në shëndetësi Albana Vokshi ka paralajmëruar nisjen e punës ditën e hënë. Qoftë dhe pa pjesmarrjen e deputetëve socialistë. Ajo shtoi se ata e dinë që vullneti i Ramës është ta pengojë këtë hetim parlamentar, veçanërisht të koncesioneve të shëndetësisë, të cilat kapin vlerën e 200 milionë euro dhe ku janë të përfshirë Ilir Beqaj, Ogerta Manastirliu dhe, Vilma Nushi.

Vokshi duket e qartë për dy koncencionet e fundit në shëndetësi. Por jo krejt rastësisht deputetja e Rithemelimit ka lënë jashtë objektit të punës së këtij komisioni dy koncencionet e tjera në shëndetësi. Atë të pajisjeve laboratorike dhe dializës. Mesa duket pasi kanë gjetur konsensus për të mos hetuar këto dy koncencione, të dyja në pronësi të Spitalit Amerikan, duket se PS dhe Rithemelimi po luajnë “politikash” me dy koncencionet e tjera.

Që në fakt janë dhe dy nga dosjet mbi të cilat po hetojnë prokurorët e Spak. Besueshmëria e lëkundur e Rithemelimit pas amnistisë së dy koncencioneve në shëndetësi është një fakt i njohur mes politikës dhe mbështetësve të opozitës. Edhe pse në fakt media e ka prekur shumë pak këtë pjesë pasi dihen qartë interesat e mëdha që fshihen pas Spitalit Amerikan (tashmë dhe Hygea) dhe politikës e bizneseve të dyshimta lidhura me të.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme