Kronika 28 July 2025, 21:24 Nga VNA

Sherr mes dy personave në një berberhane në Vlorë, plagoset njëri prej tyre

Ndaje në Whatsapp
Sherr mes dy personave në një berberhane në Vlorë, plagoset

Një 25-vjeçar, Marget Shakaj, është plagosur me thikë mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në një berberhane në zonën e njohur si Aleksandria, në lagjen Pavarësia.

Sipas burimeve policore, konflikti ka nisur me fjalë mes kursantit dhe një klienti, por ka përfunduar në dhunë fizike. Klienti, i identifikuar si Shkëmbor Skënderaj, ka goditur kursantin me thikë pranë zemrës gjatë orarit të punës dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja. Dyshohet se konflikti mes tyre ka qenë i mëparshëm.

I plagosuri ka mbërritur në spital në gjendje të vetëdijshme dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, i nënshtrohet kontrolleve të specializuara.

Ndërkohë, policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit, i cili është shpallur në kërkim.

Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.  

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme