Kronika 6 November 2026, 16:32 Nga VNA

Kokaina e fshehur në pleh organik nga Kolumbia/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pronave me vlerë mbi 2 milionë euro në Tiranë e Durrës

Ndaje në Whatsapp

Kokaina e fshehur në pleh organik nga Kolumbia/ SPAK kërkon

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet pasurore ndaj Nikolin dhe Klevent Gjolenës, të lidhur me dosjen e trafikimit të 485.5 kilogramëve kokainë nga Kolumbia drejt Shqipërisë. Më 6 nëntor 2026, SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës, me vlerë tregu mbi 2 milionë euro.

Hetimet pasurore përfshijnë edhe gjashtë persona të lidhur me ta. Sipas SPAK, pasuritë janë në zotërim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dy të hetuarve dhe familjarëve të tyre, ndërsa nuk është arritur të provohet ligjshmëria e burimeve financiare të përdorura për blerjen e tyre.

Në total janë identifikuar 16 prona, nga të cilat 3 apartamente dhe 2 garazhe në Tiranë, si dhe 8 apartamente dhe 3 njësi në Durrës. Vlera e tyre në kohën e nënshkrimit të kontratave rezulton rreth 1 milion euro, ndërsa sipas çmimeve të tregut tejkalon 2 milionë euro.

Një nga zbulimet e hetimit lidhet me origjinën e parave. SPAK ka evidentuar pesë transferta në emër të familjarëve, me vlerë totale 404.733 euro dhe 42.942 dollarë, të ardhura nga vende të Amerikës Qendrore dhe rajonit të Karaibeve, të njohura si parajsa fiskale.

Hetimi pasuror lidhet me operacionin e nëntorit 2022, kur në Frakull të Madhe të Fierit u sekuestruan 485.5 kilogramë kokainë, të fshehura në një ngarkesë me pleh organik të ardhur nga Kolumbia.

Për këtë çështje, Nikolin Gjolena është dënuar me 11 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme, vendim i lënë në fuqi nga Apeli në dhjetor 2024.

Sipas SPAK, ekspertimi kontabël dhe dokumentacioni i administruar kanë ngritur dyshime të arsyeshme se pasuritë janë krijuar me të ardhura, ligjshmëria e të cilave nuk është justifikuar. Tashmë i takon Gjykatës së Posaçme të vendosë nëse 16 pronat do të kalojnë përfundimisht në pronësi të shtetit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme