Politika 6 November 2026, 16:06 Nga VNA

Veliaj rikthehet me video me AI për të na treguar se do të ndërtojë çerdhe, nuk harron ankesat për "persekutim politik"

Ndaje në Whatsapp

Veliaj rikthehet me video me AI për të na treguar se do të

Erion Veliaj është shfaqur sërish në Facebook përmes një videoje të realizuar me inteligjencë artificiale, këtë herë për të njoftuar miratimin e projekteve për 15 çerdhe dhe kopshte të reja në Tiranë. Por, edhe në këtë komunikim, kryebashkiaku nuk ka lënë jashtë historinë e tij të përplasjeve politike, kërcënimeve të pretenduara dhe ankesave për paraburgimin.

Veliaj pretendon se është larguar në mënyrë antikushtetuese nga detyra, se mbahet prej 20 muajsh në paraburgim politik dhe se është transferuar nga një qeli në tjetrën pa dokumentacion zyrtar. Ai akuzon gjithashtu drejtuesit që kanë administruar kryeqytetin gjatë mungesës së tij se e kanë bërë “çorbë” menaxhimin e Tiranës.

Mes gjithë këtyre ankesave, Veliaj gjen hapësirë edhe për të njoftuar se ka miratuar 15 projekte të reja për çerdhe dhe kopshte. Sipas tij, numri i objekteve të ndërtuara ose të projektuara gjatë administrimit të tij ka arritur në 130, ndonëse nuk sqaron sa prej tyre janë përfunduar dhe sa mbeten ende në letër.

“Jo në Durrës e Fier, por edhe në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia!”, deklaron Veliaj.

Kështu, ndërsa kryebashkiaku vijon të komunikojë përmes inteligjencës artificiale, historia e tij politike dhe gjyqësore mbetet pjesë e pandashme e njoftimeve për punët e Bashkisë së Tiranës. Mes ankesave për paraburgimin dhe projekteve për çerdhe e kopshte, qytetarëve u mbetet të mësojnë jo vetëm sa projekte janë miratuar, por edhe kur do të kthehen ato në institucione funksionale për fëmijët e kryeqytetit.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme