Politika 6 November 2026, 14:47 Nga VNA

Projektligji i ri për Trashëgiminë Kulturore, qeveria drejt konfiskimeve të banesave në Berat e Gjirokastër, amnisti për trafikantët dhe "dorë e lirë" për ndërtuesit mbi monumentet

Ndaje në Whatsapp

Projektligji i ri për Trashëgiminë Kulturore, qeveria drejt

Ndërkohë që qeveria e prezanton nismën e re për ndryshimet në ligjin "Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë" si një hap drejt modernizimit dhe standardeve evropiane, një vëmendje më e afërt e neneve të projektligjit zbulon mekanizma shqetësues që cënojnë të drejtat e pronarëve, favorizojnë zhvillimin e pakontrolluar mbi zonat e mbrojtura dhe vështirësojnë kthimin e pasurive të grabitura.
Siç ka konstatuar VNA:

1. Komisionet që vendosin në mungesë të pronarit: Dhunim i pronës private

Një nga aspektet më alarmante të projektligjit preket te neni 49 (neni 12 i projektligjit). Nëse një pronar ose administrator i një pasurie kulturore të paluajtshme nuk paraqitet në procedurën e marrjes në dorëzim të punimeve (edhe pse është njoftuar vetëm 7 ditë më parë), komisioni shtetëror ka të drejtë ta vijojë procesin në mungesë të tij.

 Ky është një precedent i rrezikshëm ku shteti vendos dhe kalon punimet në pronën private pa praninë apo pëlqimin e vetë pronarit, duke e privuar atë nga e drejta elementare për të mbrojtur pasurinë e tij.

2. "Amnisti" kohore dhe kushte financiare për rikthimin e objekteve të trafikuara

Në ndryshimet e propozuara për nenin 131 (neni 43 i projektligjit), nisma vendos afate kohore strikte (si afati 3-vjeçar pasi shteti ka marrë dijeni ose kufiri i përgjithshëm prej 30 deri në 75 vjet) për kërkesat e kthimit të objekteve kulturore të trafikuara në mënyrë të paligjshme. Për më tepër, gjykata mund të detyrojë shtetin kërkues të paguajë kompensim financiar (shpërblim të drejtë) për poseduesin aktual, nëse ky i fundit provon "kujdesin e duhur". 

Ky mekanizëm legjitimon ose vështirëson jashtëzakonisht shumë kthimin e thesareve kombëtare të grabitura në të kaluarën, duke i detyruar institucionet tona të paguajnë miliona për të rimarrë atë që u takon me të drejtë.

3. Dyer të hapur për zhvilluesit: Përshtatja funksionale dhe rreziku i betonizimit të monumenteve

Ndryshimet e bëra në nenin 77 (neni 26 i projektligjit) lejojnë përshtatje funksionale dhe ndërhyrje arkitektonike për integrimin e pasurive kulturore në "projekte zhvillimi". 

Ndonëse në letër flitet për ruajtje të vlerave, një sy kritik do të shihte pas kësaj një derë të hapur për presionet e bizneseve, turizmit masiv dhe ndërtuesve për t'i kthyer monumentet e kulturës dhe hapësirat e tyre në hoteleri, restorante apo komplekse tregtare, duke sakrifikuar autenticitetin e tyre për interesat e ngushta ekonomike.

4. Burokraci dhe konfiskime përmes titujve ekzekutivë

Ndryshimet tek neni 93 (neni 30 i projektligjit) parashikojnë që vlera e shpenzimeve për ndërhyrjet e detyruara në pronat private të përcaktohet me urdhër të ministrit, i cili përbën titull ekzekutiv. 

Kjo do të thotë se pronarët e pamundur financiarisht mund të përballen me sekuestrime të shpejta të pronave ose llogarive përmes përmbarimit, pa pasur një mekanizëm real mbështetës, çka rrezikon t'i detyrojë ata t'i braktisin ose t'i tjetërsojnë pronat e tyre.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme