Kronika 6 November 2026, 17:08 Nga VNA

Shkon në 95 numri i protestuesve të gjobitur, Policia ndëshkon edhe 12 qytetarë me nga 5 mijë lekë

Ndaje në Whatsapp

Shkon në 95 numri i protestuesve të gjobitur, Policia ndëshkon

Policia e Tiranës ka gjobitur 12 qytetarë me nga 5 mijë lekë secili, për bllokimin e qarkullimit të automjeteve gjatë protestës së zhvilluar më 5 nëntor përpara Kryeministrisë.

Sipas njoftimit të Policisë, protestuesit kanë bllokuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe nuk u janë bindur thirrjeve të punonjësve të policisë për lirimin e rrugës.

Me 12 masat e fundit administrative, numri i përgjithshëm i protestuesve të gjobitur që prej hyrjes në fuqi të aktit të ri normativ ka arritur në 95.

Masat janë vendosur në zbatim të ndryshimeve ligjore që parashikojnë gjoba për bllokimin e rrugëve dhe pengimin e qarkullimit gjatë tubimeve.

Policia njoftoi gjithashtu se materialet për 12 rastet e fundit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme