
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në fshatin Kocul të Selenicës, ku një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, teksa shtetasi A. P., rreth 50 vjeç, po punonte në një nënstacion elektrik.
Dyshohet se 50-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke humbur jetën si pasojë e goditjes elektrike.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.






















