Kronika 6 November 2026, 09:13 Nga VNA

Ra një paletë, u zbuluan mbi 10 tonë kokainë në Spanjë, dyshohet për një rrjet shqiptar

Ndaje në Whatsapp
Ra një paletë, u zbuluan mbi 10 tonë kokainë në

Mbi 10 tonë kokainë janë zbuluar në dy kapanone industriale në qytetin Águilas të Spanjës, pasi një paletë me drogë ra gjatë shkarkimit. Sipas mediave spanjolle, në qendër të hetimeve është një organizatë e dyshuar kriminale shqiptare. Vlera e ngarkesës në tregun e paligjshëm përllogaritet në mbi 100 milionë euro.

Zbulimi nisi në zonën industriale El Labradorcico. Kur paleta ra, një pjesë e ngarkesës u dëmtua dhe disa pako me kokainë u shpërndanë në dyshemenë e kapanonit. Punëtorët u larguan me shpejtësi, duke lënë pas edhe mjetin e punës. Një patrullë e Policisë Bashkiake mbërriti pas një njoftimi për një aksident të mundshëm në punë, por nuk gjeti askënd në vendngjarje.

Sipas raportimeve, në kapanonin e parë u gjetën më shumë se 5 tonë kokainë. Kontrollet çuan më pas në zbulimin e kapanonit të dytë, duke e çuar sasinë totale të sekuestruar në mbi 10 tonë. Dy ambientet dyshohet se përdoreshin për magazinimin dhe shpërndarjen e drogës në Spanjë dhe në vende të tjera të Evropës.

Në kutitë ku mbahej kokaina ishin shënuar adresat ku dyshohet se duhej të dërgoheshin ngarkesat. Hetuesit po i analizojnë ato për të përcaktuar destinacionet e drogës dhe për të identifikuar personat që organizonin shpërndarjen.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme