Kronika 5 November 2026, 22:03 Nga VNA

Trafik droge dhe pastrim i 14 milionë eurove mes Shqipërisë dhe Italisë, sekuestrohen dy kompani në Milano, 52 persona nën hetim

Ndaje në Whatsapp
Trafik droge dhe pastrim i 14 milionë eurove mes Shqipërisë dhe

Njëra kompani, që vepronte në sektorin e përpunimit të metaleve të çmuara, me seli në Milano dhe Alessandria, dyshohet se kishte shërbyer për blerjen e afro 8 kilogramëve shufra ari.
Kompania tjetër funksiononte, sipas hetuesve, si një “kasafortë” e organizatës kriminale, duke investuar të ardhurat e paligjshme në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Hetimi, i zhvilluar edhe në bashkëpunim me SPAK, përfshin 52 persona dhe dy kompani, për veprimtari të dyshuara të kryera gjatë viteve 2019–2022.
Gjatë hetimeve janë sekuestruar mbi 1.5 milionë euro para të gatshme dhe rreth 32 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë dhe marihuanë. Gjashtë persona janë arrestuar në flagrancë.
Sipas hetuesve italianë, organizata përdorte komunikime të enkriptuara për të koordinuar trafikun e drogës dhe lëvizjen e parave ndërmjet Italisë, Holandës, Gjermanisë dhe Shqipërisë.
Për dy kompanitë e sekuestruara është caktuar administrim gjyqësor, ndërsa hetimi synon të zbardhë të gjithë mekanizmin financiar të organizatës.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme