Bota 5 November 2026, 22:01 Nga VNA

Trump kthehet në superhero prej Lego, Shtëpia e Bardhë: Beteja sapo ka filluar!

Ndaje në Whatsapp
Trump kthehet në superhero prej Lego, Shtëpia e Bardhë: Beteja

Pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për t'u kujtuar amerikanëve se Donald Trump vazhdon të jetë presidenti i Shteteve të Bashkuara: e ka shndërruar atë në protagonistin e një videoloje.

Në videon e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan shfaqet si një personazh i animuar në stilin e lojës së njohur The Legend of Zelda, me një kapele të kuqe ku shkruhet “Still Your President” (Ende presidenti juaj).

Videoja shoqërohet me mesazhin: “Është e rrezikshme të dalësh atje, merre këtë me vete”.

Trump shfaqet duke vrapuar në një pistë virtuale, ndërsa gjatë lojës renditen ato që administrata e tij i paraqet si arritje të mandatit presidencial, përfshirë uljen e çmimeve të ilaçeve dhe frenimin e emigracionit të paligjshëm.

Në skenën përmbyllëse, presidenti amerikan shfaqet duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv në Zyrën Ovale, ndërsa në ekran shfaqet mesazhi: “Presidenti Trump po punon shumë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”.
Me republikanët që kanë humbur kontrollin e Kongresit, Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur t'i përgjigjet realitetit të ri politik me një videolojë ku Trump mbetet heroi kryesor dhe beteja për Amerikën vazhdon.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme