Rajoni 5 November 2026, 20:29 Nga VNA

“Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi”, Thaçi mesazh nga Haga: Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit prej jush

Ndaje në Whatsapp
“Do të dal i pastër si loti në fund të këtij

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë një mesazh nga Haga, duke shprehur bindjen se në përfundim të procesit gjyqësor do të dalë i pastër nga akuzat e ngritura ndaj tij.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi u është drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve të tij, duke shprehur dëshirën për t’i takuar dhe falënderuar personalisht për mbështetjen gjatë kësaj periudhe.

“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, shkruan Thaçi.

Mesazhi i ish-presidentit vjen në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj tij dhe ish-drejtuesve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vijon të mbetet në qendër të vëmendjes publike.

Në shtator të këtij viti, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën vendimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Hashim Thaçi u dënua me 25 vite burg, Kadri Veseli me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite dhe Jakup Krasniqi me 25 vite burg.

Katër ish-drejtuesit u shpallën fajtorë për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë, ndërsa u deklaruan të pafajshëm për akuzat që lidheshin me krime kundër njerëzimit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme