Kronika 6 November 2026, 12:54 Nga VNA

Gjebrea: U thirra për një çështje që është sekret shtetëror. I ftova prokurorët në programin tim me përmasa njerëzore

Ndaje në Whatsapp

Gjebrea: U thirra për një çështje që është

Producenti dhe kantautori Ardit Gjebrea ka qëndruar për më shumë se dy orë e gjysmë në ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit. Pas daljes nga institucioni, ai ka folur për gazetarët, duke sqaruar se është thirrur për një çështje që përbën sekret hetimor.

Gjebrea theksoi se nuk është person nën hetim, por është pyetur si person që ka dijeni për çështjen, ndërsa refuzoi të japë detaje të mëtejshme për shkak të sekretit hetimor.

“Isha në cilësinë e dëshmitarit, për një çështje që është sekret hetimor. Nuk flas dot më shumë, sepse duhet të respektoj institucionin, por po ju respektoj edhe juve. Mund të kisha ikur, por nuk e bëj dot. Jam si person në dijeni”, deklaroi Gjebrea.

I pyetur për mënyrën se si ishte pritur në SPAK, producenti e përshkroi komunikimin si miqësor, ndërsa me humor tregoi se kishte ftuar edhe përfaqësuesit e institucionit në programin e tij televiziv.

“Ishin miqësorë. Edhe unë e ftova në programin tim. Meqenëse ‘E diela shqiptare’ ka një rubrikë njerëzore, pse jo. Më ftuan, i ftova. U solla pak si amator”, u shpreh ai duke qeshur.

Thirrja e Gjebreas në SPAK lidhet me hetimet për çështjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas informacioneve të publikuara, producenti është pyetur për financimet që kompania e tij, “Jon Music”, ka përfituar nga Bashkia e Tiranës për organizimin e festivalit “Kënga Magjike”.

Të dhënat e platformës “Open Spending Data”, që pasqyron transaksionet e kryera përmes Thesarit, tregojnë se kompania “Jon Music” ka përfituar gjashtë pagesa nga Bashkia e Tiranës gjatë periudhës kur institucioni drejtohej nga Erion Veliaj.

Pikërisht këto pagesa dhe rrethanat e përfitimit të tyre mësohet se kanë qenë në fokus të pyetjeve të prokurorëve të posaçëm. Gjebrea ka dhënë shpjegime si dëshmitar, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme