Bota 2 October 2026, 20:10 Nga VNA

Zhduket Erkan Nika pas sulmit rus ndaj anijes “Aroyat” në Detin e Zi/ Familja kërkon ndihmë: Të kontrollohet çdo cep i anijes

Ndaje në Whatsapp
Zhduket Erkan Nika pas sulmit rus ndaj anijes “Aroyat” në Detin

Erkan Nika, inxhinieri i dytë në bordin e anijes tregtare “Aroyat”, rezulton i zhdukur pas sulmit të raportuar ndaj anijes në Detin e Zi, pranë Novorossiysk.

Pas incidentit, kanë nisur përpjekjet për evakuimin e ekuipazhit dhe reagimin e parë të autoriteteve. Megjithatë, emri i Erkan Nikës nuk rezulton në listën e anëtarëve të ekuipazhit të shpëtuar.

Vëllai i tij, Erizon Nika, ka bërë thirrje për ndihmë në rrjetet sociale, duke thënë se familja nuk ka ende asnjë informacion për vendndodhjen apo gjendjen shëndetësore të tij.

“Vëllai im nuk ishte midis ekuipazhit të shpëtuar. Aktualisht nuk kemi asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen apo shëndetin e tij. Në kaosin e sulmit, ai mund të jetë në një spital në Rusi ose diku në terren. Ne kërkojmë urgjentisht ndihmë nga kushdo që e pa, dëgjoi diçka ose kontaktoi autoritetet”, shkruan Erizon Nika.

Anija “Aroyat”, e dëmtuar rëndë gjatë sulmit, po tërhiqet drejt Turqisë me ndihmën e rimorkiatorëve. Sipas raportimeve, pas mbërritjes së saj pritet të kryhet një kontroll i plotë në bord.

Familja ka kërkuar që kërkimi të nisë me zonat më kritike të anijes, veçanërisht me dhomën e motorëve, ambientet e banimit dhe pjesët e mbyllura.

“Pritja dhe kërkesa jonë më e madhe është që së pari të kërkohet vëllai im; që dhoma e motorëve të anijes, zonat e banimit dhe të gjitha pjesët e mbyllura të kontrollohen me kujdes. Ne shpresojmë ta gjejmë vëllain tim gjallë deri në momentin e fundit”, ka shkruar ai.

Për momentin ka raportime kontradiktore për pasojat e sulmit. Disa publikime flasin për viktima mes ekuipazhit, ndërsa të tjera raportojnë se nuk ka pasur viktima. Në mungesë të një deklarate zyrtare, e konfirmuar mbetet vetëm se Erkan Nika nuk është gjetur ende dhe familja e tij e konsideron të zhdukur.

“Aroyat” raportohet se operohet nga kompania “Kiva Marine”, me seli në Stamboll. Anija ishte ndër mjetet e para tregtare që përdorën korridorin e përkohshëm detar të Ukrainës në vitin 2023, pas përfundimit të Iniciativës së Drithërave të Detit të Zi, duke marrë pjesë në rifillimin e eksporteve nga porti ukrainas i Chornomorsk.

Video

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë zhvilloi mbrëmjen e së premtes pritjen zyrtare të mirëseardhjes për ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt

Misioni Crew-13 i SpaceX ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) vetëm tetë orë pas nisjes, duke vendosur një rekord të ri amerikan. Në bord ndodheshin katër persona: dy astronautë amerikanë, një kanadez dhe një kozmonaut rus. Koha rekord e udhëtimit dëshmon për përparimin e procedurave të fluturimit dhe ankorimit në stacionin orbital.

Dhuna dhe përplasjet me policinë po shoqërojnë protestat e nxënësve në Francë, ndërsa janë ngritur akuza për përdorim të tepruar të forcës ndaj të miturve. Në disa qytete është përdorur gaz lotsjellës dhe janë raportuar zjarre e incidente mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestat lidhen me mungesën e mësuesve, klasat e mbipopulluara dhe financimin e pamjaftueshëm të arsimit. Autoritetet kanë mobilizuar forca speciale, ndërsa sindikatat paralajmërojnë vazhdimin e protestave.

Ftojmë të gjithë që të vijnë e të na shërbejnë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme