Rajoni 24 September 2026, 08:17 Nga VNA

Telefoni i Kryeministrit nuk është sekret: Skandali grek i të dhënave që nxori në pah dobësinë e shtetit dixhital

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-09-24 at 8.16.51 AM.jpeg

Në Greqi ka shpërthyer një debat i fortë për sigurinë e të dhënave personale të zyrtarëve të lartë, pas një hetimi të publikuar nga gazeta greke To Vima, sipas të cilit të dhëna kontakti të Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, ministrave, zyrtarëve shtetërorë, ushtarakëve dhe personave të lidhur me strukturat e sigurisë shfaqeshin të aksesueshme në platforma tregtare të shitblerjes së të dhënave.

Shkrimi i To Vima-s, me titull domethënës “Telefoni i Kryeministrit nuk është sekret”, ngre alarmin për një fenomen që nuk lidhet domosdoshmërisht me një sulm klasik kibernetik ndaj sistemeve shtetërore, por me diçka ndoshta edhe më shqetësuese: grumbullimin, paketimin dhe shitjen e gjurmëve dixhitale të njerëzve që mbajnë poste kyçe në shtet.

Sipas raportimit të medias greke, në këto platforma mund të gjendeshin numra celularësh, adresa email-i dhe të dhëna të tjera kontakti që pretendohej se u përkisnin figurave të larta politike dhe institucionale. Mes tyre përmendej edhe vetë Kryeministri Mitsotakis. To Vima shkruan se të dhëna të ngjashme mund të siguroheshin jo në “dark web”, por në platforma të aksesueshme me disa klikime dhe, në disa raste, kundrejt pagesave relativisht të ulëta.

Çështja mori menjëherë përmasa politike. Partia opozitare PASOK kërkoi që qeveria dhe autoritetet kompetente të sqaronin nëse ishin në dijeni të kësaj ekspozimi të të dhënave personale dhe çfarë masash kishin marrë për mbrojtjen e zyrtarëve të lartë. Në reagimin e saj, PASOK e cilësoi rastin si një problem që nuk prek vetëm privatësinë, por edhe sigurinë kibernetike dhe potencialisht sigurinë kombëtare.

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike në Greqi reagoi duke sqaruar se rasti nuk përbën domosdoshmërisht një hakerim të sistemeve qeveritare. Kreu i këtij autoriteti, Michalis Bletsas, tha se të dhëna të tilla shpesh gjenden lehtësisht në internet, pasi për vite me radhë njerëzit lënë gjurmë dixhitale në rrjete sociale, faqe publike, aplikacione, regjistrime hoteliere, linja ajrore apo shërbime private, të cilat më pas mund të përfundojnë në duart e ndërmjetësve të të dhënave, të njohur si data brokers.

Në rastin konkret të Kryeministrit grek, Autoriteti i Sigurisë Kibernetike tha se numri i celularit që pretendohej se ishte “rrjedhur” ishte i vjetër dhe rezultonte i shfaqur në një faqe publike që nga viti 2018. Megjithatë, ky sqarim nuk e mbylli debatin. Përkundrazi, ai nxori në pah një problem më të gjerë: edhe kur nuk ka hakerim të drejtpërdrejtë, të dhënat personale të zyrtarëve mund të jenë të ekspozuara dhe të tregtueshme në mënyrë shqetësuese.

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se rreziku nuk qëndron vetëm te publikimi i një numri telefoni apo adrese email-i. Kur këto të dhëna kombinohen me informacione të tjera, ato mund të përdoren për sulme të shënjestruara, mashtrime elektronike, phishing, social engineering, impersonim apo tentativa për instalim programesh spiune në pajisjet e personave të rëndësishëm.

Në këtë kuptim, skandali grek nuk është thjesht histori privatësie. Është një paralajmërim për mënyrën se si funksionon tregu gri i të dhënave personale në epokën dixhitale. Shteti mund të ketë sisteme të mbrojtura, serverë të sigurt dhe protokolle zyrtare, por nëse të dhënat personale të njerëzve që drejtojnë institucionet qarkullojnë lirshëm në platforma komerciale, atëherë dobësia zhvendoset nga sistemi te njeriu.

Pikërisht kjo e bën rastin grek të rëndësishëm edhe për vendet e tjera. Nuk ka nevojë gjithmonë për një sulm spektakolar kibernetik për të krijuar rrezik sigurie. Ndonjëherë mjafton një numër telefoni i vjetër, një email i përdorur ndër vite, një regjistrim në një kompani private dhe një platformë që i mbledh të gjitha bashkë për t’i shitur si produkt.

Video

Një e ftuar si Dua Lipa dhe dasma merr tjetër atmosferë! Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka festuar në dasmën e një të afërmi në Shqipëri, ku është shfaqur duke kërcyer e shijuar festën mes të ftuarve. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, duke i bërë të gjithë të dëshirojnë një të ftuar si ajo në dasmën e tyre.

Johnny Depp ka dhuruar një moment që askush nuk e priste gjatë një feste në Las Vegas. Teksa pozonte para fotografëve, aktori iu afrua murit të dekoruar me bimë dhe… kafshoi një prej gjetheve! Depp e përtypi për disa sekonda, përpara se ta pështynte dhe të vazhdonte pozimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Një moment interesant është regjistruar gjatë aktivitetit Oil Wrestling Presidential Cup, ku Osman Ali Davutoğlu, i prezantuar si “djali shpirtëror” nga Tanzania i ish-ambasadorit Ali Davutoğlu, përshëndeti spektatorët e pranishëm. Prania e tij tërhoqi vëmendjen e publikut gjatë aktivitetit tradicional të mundjes me vaj.

Kryebashkiaku Mamdani është shfaqur në një video me tone satirike, si reagim ndaj deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në OKB. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ai shfaqet me komedianin Ramy Youssef, të dy me shalle palestineze. Postimi shoqërohet me mesazhin: “Duhej t’u përgjigjeshim deklaratave të Netanyahut në OKB në mënyrën tonë”, si dhe me flamurin palestinez.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme