Rajoni 18 September 2026, 14:36 Nga VNA

Djali i Jakup Krasniqit thirrje nga protesta: Të bashkohen shqiptarët dhe partitë politike

Ndaje në Whatsapp

dfvvfddvdffv.jpg

Altin Krasniqi, djali i ish-kreut të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka bërë thirrje për bashkim të shqiptarëve dhe forcave politike, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Duke folur para protestuesve në Prishtinë, Krasniqi deklaroi se vendimi i Hagës, sipas tij, nuk prek vetëm katër individët e dënuar, por edhe historinë dhe sakrificën e popullit të Kosovës.

Ai theksoi se familjarët dhe mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së do të vijojnë të kërkojnë drejtësi, duke deklaruar se nuk do të dorëzohen përballë vendimit të dhënë.

Krasniqi u bëri gjithashtu thirrje partive politike që të lënë mënjanë dallimet mes tyre dhe të bashkohen rreth kësaj çështjeje.

“Sot i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve dhe të gjitha partive politike t’i lëmë anash dallimet politike, të bashkohemi”, deklaroi Krasniqi gjatë fjalës së tij.

Video

Studentët e universiteteve në Kosovë janë ngritur në protestë në Prishtinë kundër vendimeve të Gjykatës Speciale. Me pankarta në duar, ata shprehën mbështetjen e tyre të plotë për ish-krerët e UÇK-së. Organizatorët nga Parlamenti Studentor i UP-së e cilësuan marshin si një thirrje për unitet dhe drejtësi. Në përfundim të marshit, studentët paraqitën një memorandum me gjashtë kërkesa kryesore. Ata kërkuan mbështetje të pakushtëzuar për të akuzuarit dhe monitorim ndërkombëtar të procesit në Hagë. Ndërkohë, për sonte në orën 21:00 është paralajmëruar edhe një tjetër protestë nga Çlirim Haziri.

Lajmi në koment?

Nga 61 në 46 bashki, socialistët ndryshojnë hartën më 8 tetor pa konsensusin e opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme