Politika 17 July 2025, 12:13 Nga VNA

Takimi me zyrtarin e PPE-së/ Një shans për Tabakun dhe Këlliçin për t’u rikthyer në oborrin e Berishës

Ndaje në Whatsapp
Takimi me zyrtarin e PPE-së/ Një shans për Tabakun dhe

 

Jorida Tabaku dhe Belind Këlliçi i kanë çuar në zyrë Sali Berishës Drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë Popullore Europiane, Patrick Voller.

Kryetari i PD nuk ka hezituar ta postojë si të suksesshëm takimin me zyrtarin e PPE, ndërsa është treguar i kujdesshëm që në foto të mos identifikohen Tabaku dhe Këlliçi.

Këta të fundit duket se po shfrytëzojnë gjithë lidhjet e tyre politike me ndërkombëtarët për t’i ofruar Berishës takimet e munguara me përfaqësues të huaj. Epo, tani që pritet të zyrtarizohen postet në grupin parlamentar të PD, çdo përpjekje për t’u dukur në sytë e kryetarit do të vlerësohet për të kapur ndonjë post. Dhe ndoshta shpresa vdes e fundit në karrierat e ish-bashkëpunëtorëve të ngushtë të Lulzim Bashës, që sot nuk duken të jenë të mirëpritur në oborrin politik të Sali Berishës.

Video

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

LIND FËMIJËN E 11-TË! 👶 Zeid është fëmija i 11-të i Fatmirës dhe Ervinit. Vogëlushi lindi në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke e çuar në 11 numrin e fëmijëve të çiftit, një familje e madhe që për ditët e sotme përbën një rast të rrallë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme