Politika 16 July 2025, 18:34 Nga VNA

Një tjetër mik i Ramës probleme me drejtësinë, arkitekti italian Stefano Boeri nën hetim për lejet e ndërtimit në Milano

Ndaje në Whatsapp
Një tjetër mik i Ramës probleme me drejtësinë,

Autoritetet italiane kanë kryer një kontroll të befasishëm në banesën dhe zyrën e arkitektit të njohur italian Stefano Boeri, president i Trienales së Milanos dhe mik i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ky veprim është pjesë e një hetimi mbi dhënien e lejeve të ndërtimit në kushte të dyshimta në qytetin e Milanos.

Sipas mediave italiane, kontrollet janë zhvilluar nga policia në kuadër të një hetimi që ka çuar në arrestimin e disa zyrtarëve të bashkisë së Milanos. Dyshimet janë se leje ndërtimi janë përshpejtuar ose janë miratuar përmes ndërhyrjes së funksionarëve dhe figurave të njohura publike. Deri më tani, ndaj Boerit nuk është marrë asnjë masë ndalimi.

Në një deklaratë zyrtare, Prokurori i Përgjithshëm i Milanos, Marcello Viola, ka folur për një “ekspansion të pakontrolluar urbanistik me përmasa të jashtëzakonshme”, ndërsa janë pezulluar disa kantiere ndërtimi dhe po shqyrtohen masa të reja sigurie.

Boeri ka qenë më parë subjekt i një hetimi tjetër në janar 2024, lidhur me tenderin për Bibliotekën Europiane të Informacionit dhe Kulturës. Ndaj tij ishte vendosur masa e arrestit shtëpiak, e cila është revokuar më pas.

Në Shqipëri, emri i Stefano Boerit është i lidhur me disa nga projektet më të mëdha të zhvillimit urban të dekadës së fundit, përfshirë planin rregullues “Tirana 2030”. Ai është gjithashtu autor i projekteve si Tirana Riverside, Parku Arkeologjik i Durrësit, disa shkolla publike në kryeqytet dhe ndërtesa të reja në zonat qendrore të Tiranës.

Studioja e tij në Tiranë, e hapur në vitin 2022, ka qenë përfituese e disa kontratave publike me vlerë të konsiderueshme financiare, disa prej të cilave janë lidhur përmes negocimit të drejtpërdrejtë. Për tri prej këtyre projekteve, të ardhurat e përfituara arrijnë rreth 840 mijë euro.

Në gusht 2023, Studio Boeri në bashkëpunim me firmën lokale Son Engineering, fitoi edhe një konkurs të organizuar nga Bashkia e Tiranës për projektimin e një kulle në zonën e Bulevardit të Ri, si dhe një kontratë për projektimin e godinës së re të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.

 

Video

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

LIND FËMIJËN E 11-TË! 👶 Zeid është fëmija i 11-të i Fatmirës dhe Ervinit. Vogëlushi lindi në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke e çuar në 11 numrin e fëmijëve të çiftit, një familje e madhe që për ditët e sotme përbën një rast të rrallë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme