Politika 15 July 2025, 16:57 Nga VNA

Dy standardet e qeverisë/Në Theth shembet, në Butrint ndërtohet resort

Ndaje në Whatsapp
Dy standardet e qeverisë/Në Theth shembet, në Butrint

Sot Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka përfunduar aksionin e shembjes së ndërtimeve të banorëve vendas në zonën e mbrojtur të Thethit. Në Butrint, pranë Manastirit zonë e mbrojtur, sikurse Thethi, qeveria ka miratuar ndërtimin e një kompleksi turistik luksoz.

Denoncimi vjen nga faqja "Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore" të cilët ngrenë pikëpyetje mbi standardet e dyfishta të ndjekura nga autoritetet.

Banorët e Thethit, që kanë jetuar dhe ndërtuar prej brezash në këtë zonë, pretendojnë se po përballen me masa represive dhe selektive për ndërtime që shpesh janë për qëllime banimi apo mikpritjeje tradicionale. Në të kundërt, në Butrint, një nga sitet më të rëndësishme arkeologjike dhe natyrore të vendit, është miratuar një ndërhyrje e thellë në zonën përreth Manastirit, nën emrin e “zhvillimit të turizmit elitar”.

Me të drejtë shtrojnë pyetje për Ministren e Turizmit, znj. Mirela Kumbaro:

A është projekti i ndërtimit pranë Manastirit në Butrint i ngjashëm me ndërhyrjet që janë shembur në Theth?

Nëse po, përse njëra lejohet dhe tjetra ndalohet?

Pse ndërtimet nga banorët autoktonë në një zonë të mbrojtur si Thethi konsiderohen të paligjshme, ndërkohë që ndërhyrjet e kompanive të mëdha në Butrint, gjithashtu zonë e mbrojtur, lejohen dhe përkrahen nga shteti?

Cili është standardi që përdoret për të vlerësuar nëse një ndërhyrje në zonat e mbrojtura është e pranueshme?

A ka një protokoll të njëjtë për banorët vendas dhe për investitorët e huaj apo të lidhur me qeverinë?

Çfarë i dallon realisht ndërhyrjet që bëhen nga komunitetet autoktone me mjete modeste, dhe projektet me buxhete të mëdha të investitorëve që shpesh nuk kanë lidhje historike, kulturore apo shoqërore me zonën ku ndërhyjnë?

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme