Politika 15 July 2025, 12:27 Nga VNA

Nga mburrja me bujtinat te shembjet masive/ Çfarë po ndodh në Theth?

Ndaje në Whatsapp
Nga mburrja me bujtinat te shembjet masive/ Çfarë po ndodh në

Më 19 dhjetor 2024, gjatë një interpelance për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mburrej publikisht me zhvillimin e Thethit:

“Shikoni Thethin e paimagjinueshëm, që sot kemi 2000 shtretër në bujtina, që vijnë vetëm për ekoturizëm, vetëm për natyrën.”

Sipas ministres, ndryshimet ligjore ishin bërë pikërisht që bizneset lokale të kishin mundësi zhvillimi në këtë zonë të mbrojtur, duke e kthyer Thethin në një simbol të ekoturizmit shqiptar.

Por vetëm disa muaj më vonë, pamjet nga Thethi tregojnë një realitet krejt tjetër. Sot, IKMT ka shembur rreth 80 objekte pa leje në këtë zonë, me urdhër të qeverisë, duke lënë pas ndërtesa të rrënuara dhe pronarë që e shohin me pasiguri të ardhmen e investimeve të tyre.

Nga njëra anë, qeveria ka inkurajuar zhvillimin e turizmit malor duke përdorur Thethin si shembull suksesi në investimet lokale, ndërsa nga ana tjetër, ndërhyrja e forcave të IKMT ka sjellë një mesazh të kundërt për të njëjtët investitorë që u ftuan të investonin me premtimin e zhvillimit të zonës.

Sa shtretër kanë mbetur sot në Theth? Pyetja mbetet pa përgjigje. Ajo që dihet është se një pjesë e strukturave ku ndodhej ky kapacitet që vetë qeveria e përdorte për të promovuar suksesin e turizmit në zonat e mbrojtura, sot janë rrënuar si ndërtime pa leje.

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme