Politika 14 July 2025, 13:28 Nga VNA

Pas urdhrit të Ramës, dorëheqje në bashkinë Elbasan e Korçë, shkarkime në Kukës

Ndaje në Whatsapp
Pas urdhrit të Ramës, dorëheqje në bashkinë Elbasan e

Afati i vendosur nga kryeministri Edi Rama për dorëheqjen e drejtuesve të njësive bashkiake ka nisur të zbatohet. Sot gjashtë drejtues të njësive administrative në bashkinë e Korçës kanë paraqitur dorëheqjet e tyre pranë kryetarit të bashkisë.

Në mëngjes edhe disa drejtorë të bashkisë së Elbasanit, së bashku me administratorë të njësive vendore në këtë qark, janë larguar nga detyra.

Ndryshe nga dy bashkitë e para ka vepruar bashkia e Kukësit. Kjo e fundit ka shkarkuar nga puna dy nënkryetarët e bashkisë dhe të gjithë drejtuesit e njësive administrative. "Më datë 10 Korrik 2025, u zhvillua analiza e punës për performancën e institucionit të Bashkisë Kukës për periudhën Janar–Qershor 2025. Në funksion të përmirësimit të punës dhe rritjes së nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve, Kryetari i Bashkisë Kukës vendosi të shkarkojë nga detyra 14 administratorë të Njësive Administrative dhe 2 nënkryetarë të Bashkisë. Puna do të vijojë me fokus në përmirësimin e treguesve të performancës në të gjithë sektorët ku janë evidentuar problematika, si dhe me vëmendje të shtuar ndaj cilësisë së shërbimeve për qytetarët”, thuhet në njoftimin zyrtar të bashkisë.

Këto zhvillime pasojnë ultimatumin e kryeministrit Edi Rama, i cili, gjatë një takimi me kryebashkiakët në Durrës tre ditë më parë, kërkoi që deri sot të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në mbarë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme