Politika 14 July 2025, 09:17 Nga VNA

Rama thotë se premtimi për legalizim në Theth nuk ishte për ndërtimet pa leje, por harroi ta thoshte para zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
Rama thotë se premtimi për legalizim në Theth nuk ishte për

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme me deputetët e qarkut dhe drejtorët e bashkisë Tiranë, ka komentuar shembjet në Theth, duke u shprehur se premtimi në fushatë për legalizimet nuk ishte për ata që kishin ndërtuar pa leje.

“Premtimi ynë ka qenë do legalizojmë pronën e gjyshërve. Premtimi ynë nuk ka qenë, kurrë nuk e kemi bërë këtë, në asnjë nivel, askush nga përfaqësuesit tanë në asnjë cepë të Shqipërisë, na jepni votën ju dhe ndërtoni pa leje” – u shpreh Rama.

Natyrisht ndërtimi pa leje nuk mund të legalizohet dhe këtu kryeministri ka të drejtë. Por ajo që nuk shpjegon Rama është se pse administrata i la të ngriheshin këto ndërtime pa leje dhe u lanë të vazhdonin aktivitetin. Madje kur kishte këtë plan për t’i prishur këto objekte, pse nuk u tha banorëve të zonës kur i takonte në fushatë që të gjitha ndërtimet në shkelje të ligjit do të prishen.

Apo i la në liri shteti derisa të kalonin zgjedhjet për mandatin e katërt, dhe më pas u çoi fadromën si peshqesh.

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme