Politika 14 July 2025, 12:41 Nga VNA

Dy zonja dhe një skandal në Gjykatën Kushtetuese. Spektakli që nuk e fsheh dot shkeljen e Spiropalit dhe Zaçajt

Ndaje në Whatsapp
Dy zonja dhe një skandal në Gjykatën Kushtetuese. Spektakli

Në këtë verë të nxehtë, ndërsa temperatura politike është në ngrirje totale për shkak të një opozite të zhytur në amnezi të qëllimshme, që ka harruar vjedhjet zgjedhore, masakrën elektorale dhe çdo betejë për legjitimitetin, i vetmi zë që dëgjohet është ai i Edi Ramës në një grindje konstante me veten. Në këtë skenë absurde, për të mos lënë bosh vakumin institucional dhe për të simuluar njëfarë dinamizmi demokratik, në skenë shfaqen figura të njohura të pushtetit, si Elisa Spiropali dhe Holta Zaçaj, që, në koordinim të heshtur, kanë luajtur një nga aktet më të rënda të deformimit të rendit kushtetues në Shqipëri.

Të dy zonjat me pamje të kuruar janë shfaqur sot në një konferencë për zbatimin e ligjit në Shqipëri dhe u kanë treguar shqiptarëve se si zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Pa u skuqur (për shkak të turpit të munguar apo të grimuar), Spiropali dhe Zaçaj (me mandat të përfunduar) kanë dhënë leksione ligjshmërie.

Në fakt, vetëm pak muaj më parë ishte pikërisht Elisa Spiropali, në rolin e përfaqësueses së qeverisë në Kuvend, që nxitoi të shpallte një vakancë të plotë për vendin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, duke injoruar faktin që bëhej fjalë për një mandat të ndërprerë. Me këtë akt, ajo shkeli parimin kushtetues të përbërjes së ekuilibruar dhe të përtritjes periodike të Gjykatës Kushtetuese çdo tre vjet, siç e kërkon neni 125 i Kushtetutës dhe jurisprudenca përkatëse. Veprimi i saj tregoi jo vetëm një arrogancë politike, por një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në një procedurë kushtetuese të ndjeshme, që ka të bëjë me stabilitetin dhe pavarësinë e vetë Gjykatës.

Nga ana tjetër, Holta Zaçaj, në atë kohë në përfundim të mandatit si anëtare dhe kryetare e Gjykatës Kushtetuese, refuzoi të thërrasë mbledhjen e trupës për të konstatuar përfundimin e mandatit të saj, duke krijuar një situatë bllokimi funksional dhe mungese transparence. Qëndrimi i saj, i heshtur dhe pa veprim institucional, krijoi precedentin e rrezikshëm të qëndrimit në detyrë përtej mandatit kushtetues, duke ushtruar detyra me legjitimitet të dyshimtë.

Skandali i dy zonjave bashkëpunëtore u denoncua pjesërisht nga media, por kjo nuk e pengoi përpjekjen e tyre për të shkelur Kushtetutën.

Rasti është ende i hapur. Presidenti i Republikës ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese që prej më shumë se 6 muajsh, ku kërkohet qartësimi i kritereve për përfundimin e mandatit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Deri më sot, kjo kërkesë nuk ka hyrë në shqyrtim. Çështja është peng i një heshtjeje të organizuar, që i shërben vetëm ruajtjes së status quo-së së kontrolluar.

E ndërkohë që sot flitet për integritetin e Gjykatës Kushtetuese, për reformë e për zbatim standardesh europiane, do të ishte momenti që Elisa Spiropali të bënte një hap prapa dhe të korrigjonte shkeljen e rëndë që i bëri ligjshmërisë në rastin e vakancës së ish-gjyqtares Elsa Toska. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), vetëm pak ditë më parë, ia ka rikthyer Kuvendit këtë vakancë, në pritje të rishpalljes së saktë dhe ligjore.

Ky është rasti i rrallë që Kuvendi dhe përfaqësuesit e tij të tregojnë se nuk janë thjesht vegla të ekzekutivit, por se mund të veprojnë si garantë të rendit kushtetues. Nëse do të kishte ndonjë “leksion kushtetutshmërie” që Elisa Spiropali mund t’i jepte vendit, ky do të ishte: pranimi publik i shkeljes dhe rregullimi i saj institucional. Çdo gjë tjetër është teatër politik që përdhos kuptimin e vërtetë të ndarjes së pushteteve.

Sepse nuk mund të ketë Gjykatë Kushtetuese të pavarur, nëse aktorët që e modelojnë përbërjen e saj, e bëjnë këtë në funksion të interesave të momentit. Dhe nuk mund të ketë republikë funksionale, nëse vetë “ruajtësit e Kushtetutës” janë ata që e deformojnë atë.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme