Politika 14 July 2025, 19:21 Nga VNA

Vijon vala e dorëheqjeve në bashkitë e vendit pas kërkesës së kryeministrit

Ndaje në Whatsapp
Vijon vala e dorëheqjeve në bashkitë e vendit pas

Një valë dorëheqjesh nga administratorët e njësive administrative dhe drejtuesit vendorë është shënuar në disa bashki kryesore të vendit, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen dhe rivlerësimin e performancës së tyre.

Në Bashkinë Shkodër, të gjithë administratorët e 10 njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjen pranë institucionit. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare në bashki, ku theksohet se dorëheqjet do të shqyrtohen në kuadër të procesit të përgjithshëm të rivlerësimit të punës së tyre.

Ndërkohë, në Bashkinë Lushnje, zëvendëskryeministrja dhe drejtuesja politike e PS për qarkun Fier, znj. Belinda Balluku, gjatë një takimi me drejtues vendorë, ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë dhe 13 administratorëve. Bashkia e Lushnjes ka gjithsej 15 njësi administrative, por në dy prej tyre vendet e administratorëve janë vakante. Burime zyrtare bënë të ditur se pas dorëheqjes do të ngrihet një komision i posaçëm për vlerësimin e performancës së secilit drejtues, proces nga i cili do të vendoset nëse ata do të vijojnë detyrën apo do të largohen përfundimisht.

Në Fier, dorëheqjet kanë përfshirë të gjithë administratorët e 14 njësive administrative, si dhe drejtues të bashkisë e drejtorive rajonale. Edhe këtu, sipas praktikës së unifikuar, pas dorëheqjeve do të nisë vlerësimi i detajuar i punës së tyre.

Në Bashkinë Gjirokastër, 7 administratorë të njësive Gjirokastër, Cepo, Lazarat, Lunxheri, Antigone, Odrie dhe Picar kanë paraqitur dorëheqjen. Kryetari i bashkisë, z. Flamur Golemi, konfirmoi se deri në marrjen e vendimeve përfundimtare mbi qëndrimin ose shkarkimin e tyre, administratorët do të vijojnë të kryejnë detyrat funksionale.

Edhe Bashkia Durrës është përfshirë nga dorëheqjet masive. Administratorët e pesë njësive administrative – Ishëm, Sukth, Manëz, Katund i Ri dhe Rrashbull – kanë dhënë dorëheqjen. Bëhet fjalë për Kadri Gjylin, Edlir Cërrin, Muharrem Sulën, Eltion Prenin dhe Albert Bukaçin. Po ashtu, janë larguar nga detyra edhe administratorët e gjashtë rajoneve të qytetit bregdetar: Roland Çobani, Ilir Ngresi, Myslym Hasanaj, Davide Ndoi, Jurgen Tabaku dhe Jetmir Pupla.

Procesi i dorëheqjeve dhe vlerësimit të performancës pritet të vijojë edhe në bashki të tjera në ditët në vijim, sipas orientimeve të qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme