Politika 14 July 2025, 15:35 Nga VNA

Dallëndyshja nuk do të "fluturojë"

Ndaje në Whatsapp
Dallëndyshja nuk do të "fluturojë"

Nuk ka dalë të bëjë detyrën siç parashikon ligji por të paralajmërojë për prishjen e godinave që janë ndërtuar kur ajo ishte drejtoreshë.

Sot në krye të IKMT-së, Dallëndyshe Bici shfaqet si "shpëtimtarja" e hapsirave publike. Ndërkohë që janë ndërtime të bëra në kohën kur ajo drejtonte. Kuptohet se gjithë ky zell vjen pas urdhrit të Ramës i cili deklaroi se objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, sipas rastit e nevojës do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike.

Madje, kreu i qeverisë ndërsa paralajmëroi ndjekje penale ndaj punonjësve të bashkive që lejojnë ndërtimet pa leje.

Sot në Vlorë, Dallëndyshja, ndryshe nga drejtuesit e lartë të bashkisë dhe institucioneve duket se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen… sepse Dallëndryshja fluturon në qiellin e oborrit kryeministror dhe folenë e ka pranë fronit të shefit të madh.

Por ky zell i madh i Dallëndyshes i ka sjellë edhe gafa të mëdha. Pasi nga pallati ku doli për të dhënë deklaratën Dallëndyshe Bici tha se pallati do konfiskohet. Asnjë institucion nuk mund të kryejë konfiskim pa vendim gjykata. Maksimumi i vendimarrjes së institucioneve shtetërore kur gjejnë objekt në shkelje apo tejkalim të lejes është sekuestrim.

Kjo deklaratë e drejtores së IKMT -së, mund t'i kushtojë shtetit vendime gjyqësore të cilat rëndojnë buxhetin e shtetit, me dëmshpërblime të majme në favor të pronarëve.

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme