Politika 14 July 2025, 15:12 Nga VNA

“Partia ime më emëron, partia ime më shkarkon”, gara e drejtorëve për t’iu bindur urdhrit të kryeministrit me dorëheqje

Ndaje në Whatsapp
“Partia ime më emëron, partia ime më shkarkon”, gara

Mandati i katërt i Partisë Socialiste mund të jetë një festë për kryeministrin Edi Rama, por jo për drejtuesit e administratës publike në nivel vendor. Menjëherë pas zgjedhjeve, kur shumë prej tyre menduan se kishin siguruar katër vite të tjera në detyrë, i gjeti papritur një valë dorëheqjesh të sinkronizuara, të cilat ngjajnë më shumë me një garë bindjeje ndaj urdhrave të kryeministrit sesa me vendimmarrje të pavarura.

Gjithçka nisi me problematikat në bashkinë e Vlorës dhe urdhrin e Kryeministrit për të shkarkuar të gjithë drejtorët lokalë. Ky urdhër më pas u shtri edhe në bashki të tjera në vend me dorëheqje të menjëhershme dhe pa asnjë kundërshtim nga drejtuesit vendorë, të cilët, as nuk u intereson se çfarë thotë ligji, por vetëm t’i binden verbërisht shefit të partisë.

Në fakt ky është një ilustrim i qartë i mënyrës se si në Shqipëri funksionon partia-shtet. Në një sistem demokratik, rolet e qeverisjes qendrore dhe asaj vendore janë të ndara, dhe askush, përfshirë kryeministrin, nuk ka të drejtë të ndërhyjë në kompetencat e një kryetari bashkie. Ligji nr. 139/2015 dhe neni 13 i Kushtetutës e përcaktojnë qartë autonominë vendore dhe rolin ekzekutiv të kryetarit të bashkisë, i cili është i vetmi që mund të emërojë apo shkarkojë drejtorët lokalë.

Por në Shqipëri ndodh tërrësisht e kundërta. Kryeministri zgjohet një ditë, shkon në bashkinë e një qyteti, dhe atje kritikon se kush e ka bërë punën mirë dhe kush ka punuar keq. Pastaj urdhëron, shkarkon dhe emëron si të ishte vetë kryetari i saj. Këto veprime zbatohen në heshtje totale nga kryetari i bashkisë dhe punonjësit e administratës, të cilët kur ndodhen përballë tij nuk kanë guxim të kundërshtojnë asnjë fjalë. Madje ka dhe nga ata që ngazëllehen edhe kur urdhri është për të lënë detyrën që mbajnë sepse ashtu do kryetari i partisë.

Prandaj në një vend si Shqipëria ku pushteti buron nga kryetari i partisë, nuk ka vend për interpretim ligjesh, ka vetëm bindje ndaj tij. Mjafton të jesh servil i kryetarit dhe të zbatosh çdo urdhër që nxjerr, atëherë karriera dhe pozitat në administratë varen jo nga performanca apo ligjshmëria, por nga servilizmi ndaj kryeministrit dhe partisë.

Prandaj, dorëheqjet masive të drejtorëve nuk duhet të na çudisin. Ato janë pasqyrë e një sistemi ku nuk zbatohet parimi i shtetit të së drejtës, por vetëm një parimi të njohur mirë nga vetë drejtorët socialistë që, “partia ime më emëron, partia ime më shkarkon.”

 

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme