Politika 15 July 2025, 14:20 Nga VNA

Zgjedhjet, garancitë dhe “farsat”: Berisha akuzon sërish Ramën për blerje votash

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet, garancitë dhe “farsat”: Berisha akuzon sërish

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe disa ministrave të kabinetit të tij, duke i cilësuar zgjedhjet vendore të 11 majit 2025 si “farsa më e shëmtuar zgjedhore që nga koha e diktaturës”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi qeverinë se ka përdorur skemën e garancisë sovrane për kreditë bujqësore si mjet elektoral për të blerë vota, duke shpërndarë, sipas tij, 200 milionë euro gjatë fushatës zgjedhore në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Zgjedhor.

“Nuk ishte ndihmë për fermerët, por një skemë për të blerë vota,” deklaroi Berisha, duke theksuar se nga një fond vjetor prej 32 milionë euro, janë premtuar 250 milionë vetëm gjatë vitit elektoral.

Ai përmendi me emra disa ministra që sipas tij kanë qenë pjesë e kësaj fushate “të maskuar si mbështetje për bujqësinë”, duke përfshirë Anila Denaj, Delina Ibrahimaj, Belinda Balluku dhe Arbjan Mazniku, të cilët, sipas Berishës, kanë marrë pjesë në takime në të gjithë vendin për të promovuar skemën e garancisë sovrane gjatë periudhës së ndaluar zgjedhore.

Berisha përmendi takime të mbajtura nga 10 shkurti deri në prill në zona të ndryshme të vendit, duke akuzuar Ramën se “me këtë skemë, qarkoi Shqipërinë për të blerë vota”, ndërsa e akuzoi edhe për shkatërrimin e bujqësisë dhe blegtorisë shqiptare.

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme