Politika 16 July 2025, 13:49 Nga VNA

Pas shembjeve në Theth, Rama nxjerr në shitje malet

Ndaje në Whatsapp
Pas shembjeve në Theth, Rama nxjerr në shitje malet

Dhe kjo jo rastësisht, pasi hipokrizia e qeverisë dhe kreut të saj nuk ka kufi. Vetëm një ditë pasi banesat në Theth u shembën me tritol nga IKMT, me pretendimin se mungonte leja ndërtimore, kryeministri Edi Rama ka publikuar thirrjen për "Paketën e maleve" ku fton qytetarët të ndërtojnë... në mal.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka prezantuar "paketën e maleve", duke e cilësuar si një “histori frymëzuese”. Ai ka publikuar një hartë ku sipas tij, “në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë”.

Sipas njoftimit, të gjithë emigrantët por edhe qytetarët brenda vendit, ftohen të aplikojnë për të ndërtuar në malësitë shqiptare bujtina, agroturizëm, hotele malore, ferma apo linja agropërpunimi. Premtimi i Ramës thotë se përfituesit do kenë leje ndërtimi, mbështetje nga qeveria dhe kredi të buta nga Banka e Shqipërisë.

Një thirrje plot hipokrizi dhe djallëzi ardhur nga i njëjti njeri që hodhi tritol mbi banesa tradicionale në Theth, sot kërkon “legalizojë” ndërtimet, përmes skemave të reja dhe financimeve publike.

Kur promovohet kaq shumë "Paketa e maleve" pse u shemb Thethi, apo për t'u ndërtuar më pas me kredi bankare dhe me bekimin e qeverisë?

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme