Politika 15 July 2025, 21:26 Nga VNA

Vala e dorëheqjeve, disa bashki ende nuk kanë zbatuar urdhrin e Ramës

Ndaje në Whatsapp
Vala e dorëheqjeve, disa bashki ende nuk kanë zbatuar urdhrin e

Prej dy ditësh, në pushtetin vendor është shënuar një valë dorëheqjesh në disa bashki të vendit, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për një rifreskim të strukturave drejtuese. Lëvizja vjen si pjesë e një nisme për të rritur performancën në administratën lokale dhe për të sjellë energji të reja në drejtimin e bashkive.

Dorëheqjet janë regjistruar në mënyrë zinxhir në bashki kryesore si Fieri, Durrësi, Vlora, Korça dhe Gjirokastra, ndërsa të martën u larguan nga detyra edhe zëvendëskryetarë, administratorë dhe drejtorë në bashkitë Vau i Dejës, Sarandë, Berat dhe Selenicë.

Megjithatë, jo të gjitha bashkitë kanë ndjekur të njëjtin shembull. Në jug të vendit, disa drejtues vendorë kanë zgjedhur të mos ndërhyjnë në strukturat ekzistuese. Kryetari i Bashkisë Konispol, Ergest Dule, në një prononcim për Euronews Albania, deklaroi se drejtuesit aktualë janë të rinj dhe po japin rezultate të mira, duke shtuar se deklarata e kryeministrit është interpretuar gabimisht në media.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe qëndrimi i kryebashkiakut të Skraparit, Adriatik Mema, i cili tha se drejtuesit janë emëruar së fundmi dhe se vendimet për lëvizje do të bazohen në një vlerësim objektiv të performancës.

Ndërkohë, pas një takimi me kryeministrin në Durrës, kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi se zëvendëskryetarët në këtë bashki janë gjithashtu të rinj, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë ndryshime të menjëhershme në ekipin drejtues.

Nga ana tjetër, disa kryetarë bashkish nga opozita kanë reaguar publikisht duke iu drejtuar institucioneve ndërkombëtare me një letër ku shprehin shqetësimin për ndërhyrjen e qeverisë qendrore në çështjet e pushtetit vendor. Ata e konsiderojnë këtë zhvillim si një kërcënim për autonominë vendore dhe një precedent të rrezikshëm për funksionimin e decentralizimit.

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme