Politika 16 July 2025, 17:39 Nga VNA

Paralajmëron Lapaj: Vetëm qameti më ndalon të shkoj në Parlament. Dajo i Shabanit ndan përfundimisht miqtë dhe aleatët e vjetër

Ndaje në Whatsapp
Paralajmëron Lapaj: Vetëm qameti më ndalon të shkoj në

Adriatik Lapaj ka reaguar pasi Zeqir Kordhoni ka vendosur të mos heqë dorë nga mandati i deputetit, duke i mbyllur rrugën për në Kuvend në shtator.

“Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem,” shkruan Lapaj, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Zeqir Kordhonit, të cilin e quan “dajo i Endrit” dhe ndaj vetë Endri Shabanit, me të cilin deri pak kohë më parë ndante të njëjtin front opozitar.

Lapaj thekson se Shabani, që sipas tij kishte dalë garant për hapjen e listave, sot po punon për familjarët e tij, duke i mbyllur rrugën përfaqësimit atij dhe ekipit të “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”.

“Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament. Populli do gjykojë,” shkruan Lapaj, duke shtuar se ndaj tij dhe krejt ekipit të tij po konsumohet padrejtësi publike.

Reagimi i Lapajt erdhi pasi Zeqir Kordhoni, pjesë e listës së mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë, i dërgoi një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku deklaroi se nuk do të heqë dorë nga mandati i deputetit në rast se shpallet fitues, duke injoruar çdo deklaratë të mëparshme të koalicionit për dorëzimin e mandatit.

Ky vendim i Kordhonit duket se ka thelluar përçarjen mes Lapajt dhe Shabanit, duke i ndarë përfundimisht rrugët e bashkëpunimit opozitar, në një moment ku përballja me listat e mbyllura dhe garën e brendshme për mandate ka krijuar tensione të hapura në kampin e opozitës.

Video

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

LIND FËMIJËN E 11-TË! 👶 Zeid është fëmija i 11-të i Fatmirës dhe Ervinit. Vogëlushi lindi në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke e çuar në 11 numrin e fëmijëve të çiftit, një familje e madhe që për ditët e sotme përbën një rast të rrallë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme