Politika 16 July 2025, 16:06 Nga VNA

Zeqir Kordhoni nuk heq dorë nga mandati, ‘shuhen’ shpresat e Adriatik Lapajt për Kuvendin

Ndaje në Whatsapp

Kandidati Zeqir Kordhoni ka vendosur të mos heqë dorë nga mandati i deputetit, duke “shuar” kështu shpresat e Adriatik Lapajt për t’u ulur në shtator në Kuvend. Në një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një ditë më parë, Kordhoni, i cili ka garuar në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë, kërkon që të ushtrojë mandatin e deputetit në rast se shpallet fitues.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e mbushi listën e mbyllur në Tiranë me 12 emra kandidatësh fiktivë, të cilët do të digjnin mandatin, për të favorizuar më të votuarin nga lista e hapur. Por Kordhoni duket se nuk është i bindur për të djegur mandatin, duke i dërguar një letër zyrtare kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, ku kërkon që të injorohen çdo deklaratë tjetër e bërë nga koalicioni në emrin e tij dhe të merret në konsideratë vetëm ky qëndrim.

Letra e plotë e Zeqir Kordhonit drejtuar KQZ:

“Unë, i nënshkruari Zeqir Kordhoni, kam kandiduar për Koalicionin ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ në qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.

Përmes kësaj deklarate të nënshkruar përpara noterit sot, me datë 15/07/2025, dua të vë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vullnetin tim të plotë për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallem fitues, pas shpërndarjes së mandateve në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.

Në këtë kuadër, kërkoj që KQZ të injorojë çdo deklaratë tjetër të depozituar më parë nga Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ose në emrin tim dhe të marrë në konsideratë vetëm këtë deklaratë si shprehje të qartë dhe të vlefshme të vullnetit tim.”

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme