Politika 16 July 2025, 18:19 Nga VNA

Vullnet Sinaj si “drejtori” i vetëm që nuk i bindet urdhërit të Ramës

Ndaje në Whatsapp
Vullnet Sinaj si “drejtori” i vetëm që nuk i bindet

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Vullnet Sinaj, ka dalë hapur kundër porosisë së kryeministrit Rama duke kërkuar zyrtarisht hapjen e pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave për Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025.

Në një kërkesë zyrtare drejtuar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Sinaj thekson se ka interes të verifikojë me transparencë çdo detaj të numërimit. Ai sqaron se pamjet do të përdoren vetëm për qëllime verifikimi dhe premton se çdo informacion i marrë do të trajtohet sipas ligjit.

Me këtë lëvizje, Sinaj tregon hapur një qëndrim ndryshe nga linja zyrtare e socialistëve dhe vetë kryeministrit Rama, i cili më herët është shprehur skeptik ndaj kërkesave për hapjen e kamerave të qendrave të numërimit. Për kërkesën e tij, Sinaj referon Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe vendimet e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve që garantojnë të drejtën për informim dhe transparencë.

Video

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

LIND FËMIJËN E 11-TË! 👶 Zeid është fëmija i 11-të i Fatmirës dhe Ervinit. Vogëlushi lindi në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke e çuar në 11 numrin e fëmijëve të çiftit, një familje e madhe që për ditët e sotme përbën një rast të rrallë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme