Politika 16 July 2025, 20:47 Nga VNA

Nga universiteti në akademitë e qeverisë... për t’u punësuar në administratë!

Ndaje në Whatsapp
Nga universiteti në akademitë e qeverisë... për t’u

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e saj të fundit krijimin e një organizate jofitimprurëse, që do të ketë për detyrë trajnimin e stafit të njësive të pushtetit vendor. Sipas vendimit, ministri përgjegjës për çështjet vendore autorizohet të negociojë dhe nënshkruajë marrëveshjen me njësitë e vetëqeverisjes vendore për ngritjen e këtij personi juridik, i cili do të funksionojë si një strukturë me kompetenca të përbashkëta, me synim forcimin e kapaciteteve të administratës vendore.

Megjithatë, kjo nismë është një tjetër mënyrë për të kanalizuar fonde publike në trajnime që, në vend të ngritjes së profesionalizmit, më shumë shërbejnë për të sistemuar militantët partiakë në administratë.

Në realitetin shqiptar, shpesh diploma universitare nuk mjafton për të hyrë në administratën publike, pasi përveç arsimit të përfunduar, individët përballen me procedura shtesë që shpiken nga qeveria, veçanërisht nën drejtimin e Partisë Socialiste.

Një shembull konkret është procesi i punësimit të mësuesve, të cilët, pavarësisht viteve të studimeve dhe diplomimit, duhet të kalojnë një provim shtesë në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

Ndlrsa për t’u bërë deputet, nuk ka kërkesa specifike për formim arsimor apo përfaqësim shoqëror, mjafton pjesëmarrja në akademinë politike të PS.

Tashmë edhe nëpunësit e administratës publike duket se do të kalojnë nëpër trajnime shtesë në këtë organizatë të re, duke lënë në hije arsimimin e tyre profesional.

Madje, në të kaluarën është propozuar edhe ngritja e një “akademie për barinjtë”, një ide që synonte trajnimin e tyre për të rritur produktivitetin në blegtorinë vendase, por që mbeti vetëm në letër. Ndoshta qeveria do t’i riktheheht, duke qenë se ndodhemi në një kohë ku barinjtë duhet të dinë si të presin faturën kur të mjelin qumëshitin e dhive dhe do dalin ta shesin.

 

Video

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

LIND FËMIJËN E 11-TË! 👶 Zeid është fëmija i 11-të i Fatmirës dhe Ervinit. Vogëlushi lindi në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke e çuar në 11 numrin e fëmijëve të çiftit, një familje e madhe që për ditët e sotme përbën një rast të rrallë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme