Politika 16 July 2025, 19:29 Nga VNA

Kur Lapaj dhe Shabani i quanin "budallenj" skeptikët e listave me fisin

Ndaje në Whatsapp
Kur Lapaj dhe Shabani i quanin "budallenj" skeptikët e listave me

Shqiptarët po përballen me një tjetër ndarje tragjiko-komike në politikën shqiptare. Kësaj radhe jo mes të vjetërve që jemi mësuar t’i shohim duke tradhtuar njëri-tjetrin, por mes të rinjve që, përveç fytyrës së re, qëllimet dhe veprimet janë të njëjtat që sot po i shpërfaqin në mënyrën më të turpshme.

Fjala është për Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin, dy figura që u nisën për ta bërë Shqipërinë, por që po përfundojnë në një përleshje qesharake për të vetmin mandat që fituan në zgjedhjet e 11 majit. Komikja nuk qëndron tek mjetet ligjore që po përdorin për ta përvetësuar mandatin, por tek pasojat e një revolucioni që nisi me premtime për t’iu kundërvënë sistemit të vjetër duke futur në lista familjarët e tyre.

VNA ishte ndër të parat media që vuri në dukje boshllëqet ligjore në pretendimet e tyre dhe paralajmëroi se, në fund, kjo skemë mund të kthehej në një bumerang për dyshen drejtuese të koalicionit, pasi familjarët e përfshirë mund të pretendonin vetë mandatin e deputetit.

Por këto paralajmërime u pritën me përbuzje nga Lapaj dhe Shabani. Në vend që të reflektonin mbi pasojat e mundshme, ata u tallën hapur me skeptikët, duke i quajtur madje edhe "budallenj" që nuk kuptonin "skemën" e tyre.

Për kujtesë, ja çfarë shpreheshin në një video të publikuar gjatë fushatës:

“Adriatik Lapaj: Tani Pano, i ke dëgjuar tytat e baltës çfarë thonë? Kanë futur prindërit, duan të bëjnë deputetë prindërit e me radhë e me radhë. Ç’është kjo punë, Pano?

Pano Soko: “S’e kuptojnë, janë budallenj.”, shpreheshin ata.

Sot rezulton se ata “budallenjtë” paskan pasur të drejtë. Sepse pikërisht përmes dajës së tij, të cilin e kishte futur në listën zgjedhore, Endri Shabani synon t’ia marrë mandatin Adriatik Lapajt. Çështja, që fillimisht dukej si një debat teknik në KQZ, ka shpërthyer tashmë edhe në publik, me të dy drejtuesit që akuzojnë njëri-tjetrin për pabesi dhe tradhti politike.

Në këtë histori, më pak rëndësi ka kush ka të drejtë nga ana ligjore. Ajo që vlen të kuptohet është se politika shqiptare vazhdon të mbetet në moçalin e vjetër të interesave personale, edhe kur vjen e veshur me kostum të ri. Po dhe në mungesë të shpresës se mund të prodhojë lider të rinj të ndryshëm nga të vjetrit.

Dhe në këtë tragjedi shoqërore, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të qeshim me dy kryetarët e Nismës për ta Bërë Shqipërinë, që po shqyhen për të vetmin mandat që morën në zgjedhje.

 

Video

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

LIND FËMIJËN E 11-TË! 👶 Zeid është fëmija i 11-të i Fatmirës dhe Ervinit. Vogëlushi lindi në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke e çuar në 11 numrin e fëmijëve të çiftit, një familje e madhe që për ditët e sotme përbën një rast të rrallë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme