Bota 13 June 2026, 08:50 Nga VNA

Trump: Aleatët evropianë mund të jenë të dobishëm në të ardhmen, por jo tani

Ndaje në Whatsapp

fdvfdvfvd.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lënë të kuptohet për një hapje të mundshme ndaj aleatëve evropianë, pas tensioneve të fundit transatlantike të shkaktuara nga zhvillimet rreth Iranit dhe në prag të samitit të G7, që do të mbahet javën e ardhshme në Evian të Francës.

Në një intervistë të shkurtër për Corriere della Sera, Trump u pyet nëse vendet evropiane mund të luanin një rol pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit me Iranin. “Ata mund të jenë shumë të dobishëm më vonë. Ata mund të jenë shumë të dobishëm në të ardhmen. Por nuk kanë qenë të dobishëm tani”, deklaroi presidenti amerikan.

Një natë më parë, në një prononcim për median italiane La7, Trump e kishte cilësuar samitin e G7 si “të parëndësishëm” në përpjekjet për arritjen e paqes me Iranin, duke shprehur bindjen se një zgjidhje është pranë.

I pyetur nga Corriere della Sera për pritshmëritë e tij nga samiti në Francë, kreu i Shtëpisë së Bardhë shmangu dhënien e detajeve konkrete. Takimi i G7 do të shënojë gjithashtu edhe përballjen e parë mes Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, pas sinjaleve të ftohta që presidenti amerikan kishte dhënë ndaj saj në një intervistë të muajit prill.

Sipas raportimeve, përveç çështjes së Iranit, në samitin e G7 pritet të diskutohen edhe tema të tjera të rëndësishme, përfshirë luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare. Një rol i mundshëm i vendeve evropiane mund të lidhet edhe me operacionet për pastrimin e minave dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

I pyetur nëse pret zhvillime pozitive nga bashkëpunimi me aleatët evropianë, Trump u përgjigj shkurt: “Nuk kam ide. Varet prej tyre.”

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme