Politika 17 July 2025, 08:13 Nga VNA

Mandati i përplasjes/ Kush do fitojë mes kushërirës së Lapajt dhe dajës së Endrit Shabanit?

Ndaje në Whatsapp

Mandati i shumëpërfolur që i takon listës së “Shqipëria Bëhet” ka hyrë në një fazë groteske: përplasja nuk është më mes ideve, por mes lidhjeve familjare. Në njërën anë qëndron Ana Dajko, kandidatja e parë në listë dhe, sipas të gjitha gjasave, përfituesja legjitime e mandatit e renditur para Kordhonit. Në tjetrën, Zeqir Kordhoni, i renditur në vendin e nëntë në versionin përfundimtar të listës, i cili është dajë i Endrit Shabanit dhe i vendosur aty thjesht si një “mbushës” i listës monentin e fundit.

 

Por historia duket se po merr një tjetër kthesë: Ana Dajko rezulton të jetë kushërirë e Adriatik Lapajt, ndoshta mund të marrë mandatin e Shqipëria Bëhet.

Tani gjithçka është shndërruar në një duel absurd familjar: dajë kundër kushërire, në një garë që përfaqëson më shumë mungesën e thellë të etikës politike sesa alternativën qytetare që kjo lëvizje pretendoi të sillte. Nëse mandati përfundon në duart e Ana Dajkos, Lapaj do të përballet me kritikën se çoi në Parlament një të afërme, ndonëse të paktën ka mbajtur premtimin për të mos marrë vetë mandatin e vetëm të partisë së tij. Nëse, përmes ndonjë interpretimi të debatueshëm ligjor apo tërheqje të Anës mandati i shkon Zeqir Kordhonit, atëherë “Shqipëria Bëhet” do të ketë dërguar në Kuvend dajën e një kandidati tjetër, me të cilin është ndarë pas një lufte të gjatë për moralin në politikë.

Kush do fitojë në fund?

Ajo që është e sigurt, është se idealet me të cilat u mbështoll kjo lëvizje janë sfumuar nën hijen e lidhjeve familjare dhe manovrave teknike. Mbetet të shihet nëse ky mandat do t’i përkasë ligjit, moralit apo farefisnisë. E sigurt është që Shqipëria nuk mund të bëhet me hile dhe lojëra të tilla. Na mjaftojnë të vjetërit që kanë 30 vjet me të tilla manovra që mbajnë vendin peng.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme