Politika 16 July 2025, 20:56 Nga VNA

Mandati i “Shqipëria Bëhet” si luftë mes dajave të Endrit dhe Tikut

Ndaje në Whatsapp
Mandati i “Shqipëria Bëhet” si luftë mes dajave

Adriatik Lapaj nuk është e thënë të jetë budalla!

Fakti që një nga kandidatët e listës së mbyllur nga ata shumë familjarë, miq e komshinj që u shtuan si pa të keq në zonën e listës së mbyllur të 12 Qarqeve, ka dalë pothuaj publikisht dhe po deklaron se pret, që nëse i vjen rradha, të pranojë mandatin e deputetit, nuk do të thotë detyrimisht që Adriatik Lapaj është budalla.

Bile edhe Pano Soko mund të mos jetë budalla!

Ata janë thjesht ca hileqarë, mbase edhe naivë, por jo detyrimisht budallenj.

Kur Pano me Tikun dhe me Endrin vunë në skenë teatrin e listave fake, (aspak tinëzisht por fare hapur), qëllimisht shpreheshin se të gjithë të tjerët, që po i gjykonim për falsitetin që po shisnin si sfidë ndaj Kodit Zgjedhor, ishin budallenj.

Me spote, reklama dhe në çdo dalje publike, Endri Shabani, Adriatik Lapaj dhe Pano Soko, mburreshin se kishin gjetur zgjidhjen për të sfiduar politikën e vjetër duke vënë në lojë Kodin Zgjedhor.

Hileja e Tikut me shokë, për fat zgjati më pak sesa procesi i ankimimeve, shqyrtimit dhe nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. E kjo sepse rrugës doli në skenë Daja më i famshëm i këtyre zgjedhjeve.

Daja Zeqir, i cili duhet të supozojmë që është edhe një nga votuesit e Adriatikut me shokë, rrugës e kuptoi që Kodi Zgjedhor e bënte atë deputet përpara Adriatikut.

Daj Zeqiri mbase i vjen rradha të marrë mandatin nëse 6 të tjerët që janë rreshtuar përpara tij në zonën e mbyllur, e refuzojnë atë pasi t’u akordohet nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Mbase Daj Zeqiri arrin të kapë autobuzin që do të mbushet me deputetët e rinj. Sigurisht nëse 6 të tjerët që janë para tij do refuzojnë të hipin në të.

Por në çdo rast Adriatiku duhet të presë disa stacione më pas. Tiku duhet të presë radhën.

Është e kotë që ta akuzosh Dajon e famshëm se po bën hilé. Dajës i kërkuan që t’ia vinin emrin në listë duke i shpjeguar hilenë që po i bënin “politikës së vjetër” dhe talljen me Kodin Zgjedhor.

Hilé për hilé, kësaj rradhe fiton Daja, sepse Daja ka Kodin Zgjedhor që ja mbështet “hilenë”.

Me Kodin Zgjedhor fiton Dajua.

Dhe kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që Adriatiku është budalla.

Ndërkohë Tiku bën mirë të gjejë “Dajën” e vet, mes atyre 6 kandidatëve që ka përpara Daja e Endrit.

Edhe zgjidhet përfundimisht ky muhabet sipas Kodit Zgjedhor.

Video

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

LIND FËMIJËN E 11-TË! 👶 Zeid është fëmija i 11-të i Fatmirës dhe Ervinit. Vogëlushi lindi në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke e çuar në 11 numrin e fëmijëve të çiftit, një familje e madhe që për ditët e sotme përbën një rast të rrallë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme