Politika 17 Korrik 2025, 08:46 Nga VNA

Provimi i vështirë që Presidenti Begaj duket se ka vënë në tryezën e trupës së Gjykatës Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Provimi i vështirë që Presidenti Begaj duket se ka vënë

Në konfliktin që u ndez mes Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese për mandatin e Zonjës Zaçe, pakkush u mor me rregullin kushtetues dhe nëse ai ishte shkelur e aq më pak se nga kush, ku dhe sa ishte shkelur.

Mes një Kryetari (të Gjykatës së Lartë në këtë rast), të një organi emërtese të një pjese të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që shpalli vakancën pa u shprehur ende Gjykata Kushtetuese për këtë fakt, sigurisht është e thjeshtë të kuptosh që Kryetari minimumi ja kishte futur kot.

Por edhe të avancosh më tej dhe të akuzosh Kryetarin në fjalë për interesa direkte me synim vënien nën kontroll të Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet caktimit se cilit i mbaron mandati e cilit jo, nuk është se bën ndonjë mëkat. Aq më shumë kur Kryetari në kalkulimet e veta, (që i shpërndau kudo), kish marrë mundimin dhe kish llogaritur vetëm një mandat, atë të Holta Zaçes.

Mos vallë të tjerët duhet të presin ditën kur Kryetari do nisë të merret me ta një e nga një?

Në deklaratat e eksponentëve të opozitës do gjesh sot e kësaj dite, ose akuzat e "konstitucionalistit" të vjetër Petrit Vasili (që dhe ai bën llogaritë vetëm për një anëtare të Gjykatës Kushtetuese se veç ajo i intereson), ose deklaratat servile ndaj liderit të momentit, si ato të politikanit konseguent Gazmend Bardhi.

Mes të gjithëve që bëjnë llogaritë secili për gjyqtarin e oborrit të vet, në Gjykatën Kushtetuese mbërriti kërkesa e Presidentit Begaj.

E sigurisht me atë rast u ndezën prap boriet e atyre që ose nuk e kanë lexuar kërkesën e Begajt ose në fakt nuk u intereson fare të lexojnë çfarë ka në thelb kërkesa e depozituar nga Presidenti në Gjykatën Kushtetuese.

Por çfarë është ajo që Presidenti Begaj po pret të dëgjojë, jo nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, por me vendim nga Gjykata Kushtetuese dhe pse ajo që kërkon Begaj duket ka shqetësuar më shumë sesa vetëm Vasilin dhe Bardhin?

Begaj kërkon që Gjykata të sqarojë në mënyrë të plotë dhe përfundimtare se si duhet të funksionojë mekanizmi i ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që kjo ripërtëritje jo vetëm të jetë në përputhje me Kushtetutën por edhe të mos krijohen deformime apo trajtime të pabarabarta për gjyqtarët e emëruar me vonesë.

Pse shqetësoi kjo kërkesë?

“Presidenti i Republikës shpreson se në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese do të mund të sqarojë në mënyrë të plotë dhe përfundimtare se si duhet të jetë përtëritja e pjesshme e Gjykatës, që ajo të konsiderohet në përputhje me Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese duhet ta bëjë këtë sqarim, në mënyrë të tillë që të ketë vlerë për të gjithë gjyqtarët kushtetues aktualë, përndryshe nuk do ketë asnjë mundësi që të ndreqet deformimi i mekanizmit të përtëritjes dhe *çdo ndërhyrje për shkurtimin e mandateve të caktuara, vetëm për një ose disa gjyqtarë, do të ishte në shkelje të hapur të Kushtetutës* ”.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me kërkesë i kërkon pra Gjykatës Kushtetuese që të mblidhet për të caktuar datat e përfundimit për të gjitha mandatet sa i takon procesit të përtëritjes së anëtarëve.

Për të gjithë anëtarët e jo tek e tek, ku secili të shohi vetëm mandatin e shokut që ka në krah. Presidenti Begaj me kërkesën e vet në fakt kërkon që Gjykata Kushtetuese me vendim, ti heqë me atë rast të drejtën të tjerëve jashtë Gjykatës, që kur t'u prishet humori të nisin të bëjnë llogaritë me kutin e vet dhe të kërkojnë t'i presin biletën atija që do besojnë se i paska ardhur rradha.

Presidenti Begaj kërkesën e vet e bazon pikërisht mbi vendimin që vetë Gjykata Kushtetuese ka marrë lidhur me përfundimin e mandatit të Zonjës Zaçe.

Nëse vetë Gjykata Kushtetuese në arsyetimin e vendimit për mandatin e Holta Zaçes, ka referuar tek formula e përtëritjes, Begaj i ka kujtuar Gjykatës se ripërtëritja sipas Kushtetutës bëhet për tre mandate dhe jo për një. "Ose në ripërtëritje duhet të hyjnë tre mandate - vë theksin Begaj, - ose Gjykata Kushtetuese ka shkelur Kushtetutën."

Pse kjo fjali ka shqetësuar Zotin Vasili dhe Bardhin?

Në kërkesën e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese, Begaj, ndryshe nga sa trumbetohet, nuk ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të shpallë përfundimin e mandatit të ndonjë gjyqtari në veçanti. Për nevoja të arsyetimit të kërkesës, Presidenti nuk flet për mabdatin e një apo dy anëtarëve. Në kerkese përmenden të gjithë anëtarët aktualë të Gjykatës Kushtetuese të paktën nga një herë.

Presidenti Begaj i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese qartësinë që i ka munguar asaj në vendimin e shpallur për përfundimin e mandatit të Holta Zaçes.

Në kërkesën e Begajt, dallohet qartë, (kërkesa ka llogaritë e detajuara për emërimin e secilit anëtar), sesi çdo mandat i çdo gjyqtari kushtetues në detyrë, është plotësuar ose zëvendësuar me kohë të gjata vonesë. Vonesat në plotësimin e vakancave janë pjesë e rrëmujës së shkaktuar.

Nëse secili sot nis e bën llogaritë e mandateve të secilit anëtar të Gjykatës, Kushtetuese, mundet secilit rezultati i del ndryshe.

Sqarimi një herë e mirë për të gjithë i kohëzgjatjes së mandateve të gjithë anëtarëve, do ish më së paku çlirim i të gjithë atyre vetë nga pasiguria e një llogaritje të tipit, secili për vete për mandatin e vet dhe i llogarive të shumë të tjerëve me interesa ndaj Gjykatës Kushtetuese, për mandatin e secilit prej Gjyqtarëve aktualë Kushtetues.

Presidenti Begaj mes gjithë kakofonisë së qëndrimeve të palëve, që kanë interesa të lidhura me çështje të pritshme e që duhet të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese, mundet i ka dhënë një detyrë shumë të vështirë të gjithë Gjyqtarëve si trupë gjykuese dhe secilit prej tyre si Gjyqtar Kushtetues.

Mund të jetë detyrë e lehtë, nëse ata dinë se çfarë kanë shkruar kur shpallën përfundimin e mandatit të Holta Zaçes, por mund të jetë edhe provimi më i vështirë i tyre si juristë.

Për t'i dhënë përgjigje të vetmes pyetje që u ka drejtuar Presidenti Begaj, ata duhet që mbase për herë të parë të ushtrohen të sillen realisht si Gjyqtarë Kushtetues.

Për të marrë provimin që u ka vënë në tavolinë Presidenti, duhet të përcaktojnë me vendim se kur mbaron mandati i secilit prej tyre si Gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Kaq është!

Kjo është pyetja që duhet ti japin përgjigje disa juristë që si pasojë e Reformës në drejtësi, përfunduan të ulur në karriket e anëtarëve të Gjykatësve Kushtetuese.

Për fat nëse lexon vendimet e shpallura të rasteve Xhaçka- Sinaj, nuk të duhen shumë leksione juridiku për të kuptuar se ka prej tyre që nuk vlejnë as si juristë të thjeshtë.

Video

Gjatë një interviste në sheshin e Prishtinës për “Gazeta Blic”, deputeti i LDK-së Armend Zemaj është përfshirë në një incident me një qytetar. Avokati i tij, Besnik Berisha, ka deklaruar se Zemaj është viktimë e rastit, ndërsa vetë deputeti ka pranuar se ka reaguar në mënyrë të papërshtatshme dhe ka kërkuar falje publike. Nga ana tjetër, qytetari i përfshirë pretendon se Zemaj e ka fyer në familje. Pamjet e momentit janë publikuar nga “Gazeta Blic”. https://www.vna.al/bota/incident-ne-prishtine-deputeti-armend-zemaj-grushton-nje-qytetar-me-provoko-i16098

Liqeni i Pogradecit është kthyer sërish në një ndalesë mahnitëse për flamingot, zogjtë elegantë që çdo vit tërheqin vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve të zonës. Ky vit shënon numrin më të madh të flamingove të regjistruar ndonjëherë në liqen. Sipas vëzhgimeve të fundit të specialistëve të mjedisit, rreth 80 deri në 90 individë u panë në brigjet e liqenit dy javë më parë, ndërsa aktualisht qëndrojnë rreth 15 zogj. Kjo lëvizje është bërë tashmë një dukuri e zakonshme: flamingot vizitojnë Pogradecin për disa ditë, përpara se të vazhdojnë udhëtimin drejt Lagunës së Nartës dhe asaj të Karavastasë, ku kalojnë muajt e dimrit. Flamingot që vizitojnë Shqipërinë vijnë nga pjesa jugore e Evropës, nga Turqia apo edhe nga veriu i Afrikës. Gjatë migrimit të tyre sezonal, ato ndalojnë në zona të ndryshme të Mesdheut, përfshirë edhe detin Adriatik, ku gjenden në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci.

Forcat amerikane sulmuan një anije në Karaibe që dyshohet se transportonte kokainë, duke vrarë gjashtë persona në bord, njoftoi Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Sulmi u krye me urdhër të Presidentit Trump ndaj një bande venezueliane të identifikuar si “organizatë terroriste”. Që nga shtatori, SHBA-ja ka kryer dhjetë sulme të tilla kundër anijeve narkotrafikante, me të paktën 43 të vdekur.

E keni parasysh Autoritetin e Konkurrencës? Po, atë institucion që hesht kur një spital privat mban monopol në shëndetësi, apo kur dy kompanitë e vetme celulare formojnë duopol dhe luajnë me çmimet në kurriz të qytetarëve. Drejtuesi i tij, Denar Biba, dje në një komision parlamentar ka kërkuar që Autoriteti të ketë të drejtën të përgjojë telefonatat — si “mënyrën e vetme” për të zbardhur të vërtetat e monopoleve dhe bizneseve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme