Sport 27 Mars 2026, 18:24 Nga VNA

UEFA përcakton datat e ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Ndaje në Whatsapp
UEFA përcakton datat e ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës

Ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Kështu sfidat gjysmëfinale do të luhen në datat 28-29 prill dhe 5-6 maj. Kështu në 28 prill do të luhet sfida mes fitueses së ndeshjes PSG/Liverpool me fituesen e Real Madrid-Bayern Munich, ndërsa në 29 prill është programuar ndeshja mes fitueses së Barcelona-Atletico Madrid dhe Sporting Lisbonë-Arsenal.

Në 5-6 maj do të luhen ndeshjet e kthimit, ku në datën 5 maj do të luhet sfida mes fituesve Barcelona-Atletico me Sporting-Arsenal, ndërsa më 6 maj do të jetë sfida e kthimit mes fituesve PSG-Liverpool dhe Real Madrid-Bayern Munich.

Ndërsa finalja e madhe e Ligës së Kampioneve do të luhet në 30 maj në Budapest në orën 18:00 pasi të jenë zhvilluar edhe finalet e Europa dhe Conference League.

Video

Një helikopter UH-1 “Huey” u rrëzua në Cape Town gjatë një misioni për të shuar një zjarr. Helika goditi shkëmbinjtë dhe helikopteri humbi ekuilibrin dhe përfundoi në zonën e zjarrit. Piloti arriti të çlirohej dhe të fshihej në një vend të sigurt në buzë të shkëmbit. Shërbimet vullnetare të zjarrfikësve e vunë re dhe nxituan për ta ndihmuar. Helikopteri u përmbys në flakë dhe mbeti i bllokuar midis shkëmbinjve. Piloti u plagos lehtë, pati prerje dhe mavijosje, por arriti të zbresë deri te ambulanca dhe u dërgua në spital për ekzaminim.

Shumë gjëra mund të shkojnë keq për një konkurrente bukurie të stolisur në skenë, por pak nga ata që po ndiqnin eventin Miss Grand Thailand këtë javë do ta kishin imagjinuar që protezat e dhëmbëve do t’i binin njërës prej tyre. Fatkeqësisht për bukuroshen tajlandeze Kamolwan Chanago, ky makth u bë realitet, pasi pamjet e incidentit tronditës u bënë menjëherë virale. E veshur me një kostum të frymëzuar nga shfaqjet kabare, me shall puplash dhe fustan të zbukuruar me shkëlqim, Chanago po i drejtohej publikut me prezantimin e saj, kur befas veneer-at iu shkëputën, duke i kapur me dorë teksa u kthye me shpinë nga audienca.

Sa të stabilizohet pak çmimi i molotovit.

Pacientët e onkologjikut të gjejnë ngushëllim tek të vërtetat e ministres.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme