Sport 26 Mars 2026, 23:03 Nga VNA

Kosova jep spektakël në Bratislavë, përmbys Sllovakinë dhe fluturon drejt finales me Turqinë

Ndaje në Whatsapp
Kosova jep spektakël në Bratislavë, përmbys Sllovakinë

Kosova arriti një fitore të jashtëzakonshme në Bratislavë përballë Sllovakisë, duke triumfuar me rezultatin 4-3 në gjysmëfinalen e play-off-it për Botërorin 2026. Takimi, i zhvilluar në kryeqytetin sllovak, nisi me dominim të vendasve, të cilët shënuan që në minutën e 6’ përmes Valjent.

Kuqezinjtë reaguan shpejt, dhe në minutën e 21’ Veldin Hodza realizoi një gol të bukur për të barazuar rezultatin. Megjithatë, pakujdesia në mbrojtje në fund të pjesës së parë i dha Sllovakisë golin e dytë, duke çuar rezultatin 2-1 në pushim.

Pjesa e dytë ishte e tëra në favor të Dardanëve. Në minutën e 47’ Fisnik Asllani riktheu baraspeshën, ndërsa në të 60’ Muslija realizoi një goditje perfekte për të kaluar Kosovën në avantazh. Në minutën e 72’, Hajrizi shënoi golin e katërt dhe të fitores, ndërsa në minutat shtesë Strelec realizoi për vendasit, që shërbeu vetëm për statistikë.

Me këtë fitore, Kosova vazhdon ëndrrën për Botërorin 2026 dhe në finalen e madhe të play-off-it do të presë Turqinë në Prishtinë.

Video

Dubai është përfshirë nga një stuhi e fuqishme. Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, re të dendura, vetëtima të shpeshta dhe reshje intensive kanë përfshirë zonën, duke treguar për kushte të rënda atmosferike.

Një fëmijë iranian luan në një lëkundëse në një plazh në qytetin Bandar Abbas, pranë Ngushticës së Hormuzit, ndërsa në sfond shihen shtëllunga tymi. Sipas raportimeve, tymi dyshohet të ketë ardhur nga sulme të kryera ndaj një baze detare iraniane në zonë.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në kampet e të zhvendosurve dhe në spitalet e improvizuara në pjesën qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës, duke përkeqësuar më tej situatën humanitare në zonë. Sipas raportimeve, infrastruktura në Gaza është në gjendje të rënduar dhe kryesisht jofunksionale pas dy vitesh sulmesh dhe bllokade. Shumica e popullsisë prej rreth 2.4 milionë banorësh vazhdon të jetë e zhvendosur, me shumë persona që jetojnë në tenda të papërshtatshme dhe pa kushte bazë jetese.

Shoferët në Tajlandë janë përballur me radhë të gjata në pikat e karburantit për shkak të mungesës së karburantit dhe rritjes së çmimeve. Sipas raportimeve lokale, rritja e çmimeve lidhet me uljen e subvencioneve qeveritare dhe heqjen e tavanit të çmimeve, të ndikuara edhe nga tensionet në Lindjen e Mesme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme