Rajoni 27 March 2026, 18:54 Nga VNA

LDK: Presidenti i vendit, duhet të jetë figurë unifikuese

Ndaje në Whatsapp
LDK: Presidenti i vendit, duhet të jetë figurë unifikuese

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike e Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, ku diskutoi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi rrjedhën institucionale pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me procesin për zgjedhjen e presidentit.

Sipas komunikatës së lëshuar nga LDK, ky vendim ka sjellë qartësi juridike dhe ka rikthyer procesin në kornizën kushtetuese, duke përcaktuar rrugën që institucionet duhet të ndjekin në vijim.

LDK thekson se çdo veprim politik duhet të udhëhiqet nga përgjegjësia shtetërore dhe jo nga kalkulimet partiake, ndërsa institucioni i Presidentit duhet të mbetet figurë unifikuese mbi palët politike dhe në shërbim të stabilitetit të Republikës.

‘LDK mbetet e përkushtuar për një zgjidhje që garanton unitet institucional, përfaqësim gjithëpërfshirës dhe shmang çdo tendencë për përqendrim të pushtetit në një dorë të vetme. Institucioni i Presidentit duhet të jetë figurë unifikuese, mbi palët politike, dhe në shërbim të rendit kushtetues dhe stabilitetit të Republikës’, thuhet në njoftimin e LDK-së.

LDK nënvizon se zgjedhja e Presidentit nuk mund të bëhet me improvizime procedurale, por vetëm përmes një marrëveshjeje politike që garanton unitet institucional dhe balancë demokratike. Në rast të zgjedhjeve të parakohshme, Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se do të garojë e bashkuar, me vizion të qartë dhe e gatshme për besimin qytetar.

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme