Politika 27 March 2026, 12:35 Nga VNA

EKSKLUZIVE/ SKANDALI I PROKURIMEVE 2025, u bllokuan 327 milionë euro tendera

Ndaje në Whatsapp

EKSKLUZIVE/ SKANDALI I PROKURIMEVE 2025, u bllokuan 327 milionë euro

Sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri ka kaluar një vit të trazuar përgjatë vitit 2025, i shënjuar jo vetëm nga SPAK, por edhe nga një numër i lartë ankesash dhe bllokimesh financiare në Komisionin e Prokurimit Publik. Sipas një raporti ekskluziv të këtij institucioni siguruar nga VNA, pjesë të të cilit u publikuan edhe dje, vlera totale e tenderave për të cilat operatorët ekonomikë kanë paraqitur ankesa dhe që janë pranuar si të drejta nga komisioni ka arritur shifrën marramendëse prej 327.3 milionë eurosh (33.7 miliardë lekë pa TVSH).

Kjo vlerë përfaqëson "fondin limit" për të cilin është vendosur pranim i ankesës, çka do të thotë se procedura të rëndësishme prokurimi janë detyruar të pezullohen, korrigjohen ose anulohen, duke sjellë vonesa në investime dhe shërbime publike.

Harta e ankesave, mallrat në "shënjestër"
Edhe pse vlera e bllokuar prej 327 milionë eurosh është alarmante, ajo është vetëm një pjesë e panoramës së përgjithshme të pakënaqësisë së bizneseve. Po t'i referohemi "procedurave unike" të publikuara në sistemin elektronik, vlera totale e ankimuar (pavarësisht nëse ankesa u pranua apo jo) ishte akoma më e lartë, duke arritur në 737.5 milionë euro (76 miliardë lekë).

Nga pikëpamja sasiore, betejën më të madhe ligjore operatorët ekonomikë e kanë bërë për kontratat e mallrave. Nga totali i ankesave unike, 483 prej tyre i përkisnin kësaj kategorie.

Në vend të dytë renditen kontratat për shërbime me 285 ankesa, ndërsa surprizon numri relativisht i ulët i ankesave për punë publike (investime kapitale), me vetëm 95 sosh. Kjo sugjeron se problemet më të mprehta administrative ose konkurrenca më e ashpër po ndodh në tenderat për furnizime elementare.

Sektorët më kritikë
Duke u futur në detaje të llojeve të produkteve (brenda kategorisë së mallrave), të dhënat nxjerrin zbuluar sektorët ku ankesat janë më të shpeshta:

1.      Makineri kompjuterike dhe zyrash, pajisje dhe furnizime (përjashtuar mobiliet dhe software): Ky sektor udhëheq me 127 ankesa. Kjo tregon një garë problematike për pajisjen e administratës me teknologji.

2.      Pajisje mjekësore, farmaceutike dhe produkte të kujdesit personal: Me 116 ankesa, ky sektor mbetet tejet i ndjeshëm, pasi çdo vonesë në këto tendera ndikon drejtpërdrejt në shërbimin ndaj pacientëve në spitale.

3.      Punë ndërtimore: Megjithëse fillimisht u raportuan nën kategorinë e produkteve, këto 111 ankesa lidhen me ndërtimin.

EKSKLUZIVE/ SKANDALI I PROKURIMEVE 2025, u bllokuan 327 milionë euro

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme